Connect with us

‘WhatsApp’ iu bën ‘gjëmën’ përdoruesve, ja çfarë ndryshimi drastik bën rrjeti social më i përdorur

Latest

‘WhatsApp’ iu bën ‘gjëmën’ përdoruesve, ja çfarë ndryshimi drastik bën rrjeti social më i përdorur

Mark Zuckerberg ka njoftuar sot disa veçori të reja të privatësisë për përdoruesit e WhatsApp. Me përditësimet e reja përdoruesit do të jenë në gjendje të largohen nga grupet pa e kuptuar askush, të kontrollojnë se kush mund të shohë statusin e tyre online, dhe të bllokojnë “screenshots” në mesazhet dhe fotot që shfaqen vetëm njëherë “View Once”.

WhatsApp paralajmëron të gjithë anëtarët e një bisede në grup se ata do të kenë një opsion për t’u larguar në heshtje pa u kuptuar nga anëtarët e tjerë të grupit. Kjo do të shmangë “sikletin” që mund të ofrojë largimi nga grupi duke e parë të gjithë anëtarēt e tjerë.

Gjithashtu përditësimi do t’iu japë mundësi përdoruesve të lejojnë vetëm disa kontakte ose asnjë për të parë se kur janë online. Ndërkohë që përdoruesit do të mund të ndalojnë “screenshots” në fotot “View Once”.

Sipas Zuckerberg këto përditësime do të ndihmojnë në ruajtjen e privatësisë në mesazhe dhe biseda. Përditësimet e reja do të jenë të aksesueshme këtë muaj duke filluar në fillim në Mbretërinë e Bashkuar.

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

Facebook

Popular

To Top