fbpx
Connect with us

Vranë policin malazez, merret vendimi për shqiptaren dhe dy djemtë

Lajme

Vranë policin malazez, merret vendimi për shqiptaren dhe dy djemtë

Tre shqiptarët, përkatësisht e ëma dhe dy d

Tre shqiptarët, përkatësisht e ëma dhe dy djemtë e saj, do të mbeten në burg për 30 ditë, pas vrasjes së policit malazez, Milutin Lekoviç.

Kjo masë është marrë nga Gjykata e Lartë e Podgoricës për shtetasit, Nure, Luan dhe Lulzim Hasanaj.

Gjykata ka pranuar në këtë mënyrë kërkesën e Prokurorisë së Lartë të Shtetit për të urdhëruar ndalimin e tyre.

Shqiptari nga Malësia e Madhe, Luan Hasanaj vrau policin Lekoviç javën e kaluar, dhe u përpoq të vriste kolegun Aleksandër Kilibard, pasi ata kapën shqiptarët në tentativë për të kaluar drejt Kroacisë pas dokumente.

Gjatë shoqërimit të tyre në komisariatin e policisë, Hasanaj qëlloi me pistoletë policin 41 vjeçar.

I plagosuri Lekoviçi u transportua me urgjencë në spitalin në Meljine, nga ku u transferua në spitalin në Risan, ku u operua, por nuk arriti të mbijetonte, shkruan sot gazeta malazeze “Vijesti”.

Vrasja

Krimi ndodhi pas arrestimit të Luan Hasanajt, 43 vjeç, i cili shoqërohej nga nëna e tij Nurie, 67 vjeçe dhe vëllai i madh Lulzimi 49-vjeç.

Lekoviç, oficer i policisë kufitare, kreu një kontroll rutinë dhe pasi tre shtetasit shqiptarë ishin pa dokumente, ata u dërguan në një makinë zyrtare.

Makina drejtohej nga Milutin. Gjatë rrugëtimit, Hasanaj mori pistoletën nga çanta e nënës së tij dhe e qëlloi në pjesën e qafës.

Kaosi pasoi. Kilibard reagoi shpejt, duke u hedhur mbi autorin e krimit, por ky i fundit e drejtoi drejt tij por pistoleta nuk shkrepi.

Tre të arrestuarit ishin në gjendje të shpëtonin nga automjeti ndërsa Aleksandri u përpoq të ndihmonte të dëmtuarin, i cili, për fat të keq, nuk arriti të mbijetonte.

Disa orë më vonë, ata u arrestuan në Sutorinsko ndërsa po përpiqeshin të largoheshin për në Kroaci.

Kur ata u rrethuan nga policia, Luani tërhoqi përsëri armën duke qëlluar. Policia iu kundërpërgjigj duke e qëlluar vrasësin në krah. Më pas, të gjithë anëtarët e familjes u arrestuan. Luan Hasanaj rezultonte në kërkim edhe në Shqipëri, i akuzuar për tentativë vrasjeje.

Kjo nuk është vrasja e tyre e parë. Policia ka njoftuar zyrtarisht se Shqipëria po kërkon Luan dhe Lulzim për vrasje me dashje të armëve, ose vrasje të paligjshme, ose vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa për nënën e tyre është lëshuar një urdhër arresti kombëtar.

Të tre nuk donin të flisnin për vrasjen e një oficeri policie të hënën para prokurorit të lartë të shtetit Milos Soshiç, por pretenduan se nuk dinin asgjë për të.


Etiketa: djemte e saj, Shqiptare, vrane policin malazez


More in Lajme

Te fundit

Facebook

Populare

To Top