fbpx
Connect with us

VIDEO/ Befasia më e madhe vjen nga La Liga, të sapongjiturit në elitë mposhtin Realin dhe ndajnë kreun

tjera

VIDEO/ Befasia më e madhe vjen nga La Liga, të sapongjiturit në elitë mposhtin Realin dhe ndajnë kreun

Befasia më e madhe e ditës së sotme vjen nga La Liga dhe e ka emrin Kadiz. Skuadra spanjolle është ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit, ku po rezulton një surprizë e vërtetë. Edhe pse përballë kishin kampionët në fuqi të Realit të Madridit dhe luanin në transfertë, Kadiz nuk është trembur aspak, duke triumfuar në sfidën e sotme.

Një gol që në minutën e 16 të ndeshjes nga këmbët e Lozano ka mjaftuar për të marrë 3 pikët në përballjen e sotme. Kadiz shkon kështu në kuotën e 10 pikëve dhe ndan kreun me gjigantët madrilenë së bashku me Granadan. Mbetet për t’u parë nëse kjo surprizë e bukur do të zgjasë gjatë apo është thjesht një flluskë që do të zhduket shpejt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Continue Reading
You may also like...

More in tjera

To Top