Connect with us

Ulen temperaturat/ Ja kur do nisin shirat dhe në cilat zona më shumë

Latest

Ulen temperaturat/ Ja kur do nisin shirat dhe në cilat zona më shumë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë ditëve të ardhshme në vend. Sipas PË’së, të dielën ka mundësi për riga shiu, derisa të hënën rrebeshe me bubullima.

Ditën e diel me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore, derisa ditën e hënë mund të ketë më shumë vransira pasdite, e vonë në mbrëmje ndonjë rrebeshe me bubullima krejt në perëndim të vendit.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo edhe të dobëta.

Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

5.08 – Më nxehtë, kthjellët dhe me diell.

6.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite me zhvillime të pakta të vransirave lokale.

7.08 – Mbetet nxehtë. Pjesërisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

8.08 – Nxehtë, fillimisht kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, e vonë në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për rrebeshe me bubullima.

Temperaturat në rritje deri në fundjavë, minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet ndërmjet 31C e 33C, të shtunën lokalisht edhe deri në 35C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht e lartë, më pas në rënie përreth vlerave normale.

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

To Top