Connect with us

Trupin ia gjetën copa-copa në kanal, flasin fëmijët e Shefki Kurtit: S’kishte armiq!

Latest

Trupin ia gjetën copa-copa në kanal, flasin fëmijët e Shefki Kurtit: S’kishte armiq!

ITALI- Për të gjetur vrasësin e Shefki Kurtit, hetuesit duhet të gjejnë përgjigjet e këtyre dy pyetjeve themelore: pse dhe ku u vra i moshuari? Ndërsa hetimet po vazhdojnë në shtëpinë e tij, aq dhe bashkëshortja e tij Nadire është detyruar që të shkojë të jetojë me të birin derisa të gjendet ajo që po kërkohet.

Le të flasim për gjurmët. Copëtimi i një kufome shkakton gjakderdhje të madhe, ndaj dhe është e pamundur që vrasësi ta pastronte kaq mirë vendin duke mos lënë asnjë shenjë. Në fillim u duk se ishte kryer në një mënyrë shumë të vrazhdë, pra nga një dorë që nuk duket eksperte. Vrasësi as nuk u përpoq të hiqte qafe pjesët më të dallueshme të viktimës, siç bëjnë zakonisht vrasësit me përvojë. Kjo pasi u gjet koka dhe një copë trupi me tatuazh, gjë që lë të kuptohet identiteti i viktimës.

Megjithatë, ende nuk mund të gjendet vendi i saktë ku është kryer një vrasje kaq e tmerrshme. Sipas fëmijëve të tij, Arbeni i njohur si Benni dhe Alketa, i ati i tyre nuk kishte armiq. Megjithatë dikush, në realitet, duhet ta ketë urryer shumë Shefki Kurtin. Duke e urryer deri në atë pikë sa ta vriste pa mëshirë, duke bërë kërdi me kufomën e tij dhe më pas duke e hedhur trupin e tij në një kanal, me shpresën se nuk do të gjendej kurrë. Autopsia zbuloi edhe armën e vrasjes dhe atë të përdorur për asgjësimin e trupit. Duke pasur parasysh prerjet e pastra, mund të jetë edhe një sharrë rrethore.

Por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar. Sipas autoriteteve, Kurti kur është larguar nga banesa nuk e ka marrë me vete celularin. Edhe makinën e kishte në garazh. Autoritetet po hetojnë financat e familjes, për të zbuluar nëse kanë ndonjë borxh. Sipas hetimeve çifti i të moshuarve jetonin me një pension prej 1 mijë Eurosh në muaj, por nuk kanë pasur problematika nga ana financiare.

Shefki Kurti kishte shkuar në Itali në vitin 1991 së bashku me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Ai ishte nga Durrësi. Pasi kishte mbërritur në shtetin italian, u vendos në Villanova del Ghebo dhe filloi të punonte në ndërtim. Njerëzit e kanë përshkruar si burrë të denjë, dhe ndaj tij nuk ka pasur kurrë asnjë ankesë. Shtëpinë ku jetonte me gruan e kishte blerë para disa vitesh me sakrifica të mëdha dhe aty ka rritur dy fëmijët e tij, Alketën dhe Arbenin.

Vajza prej disa vitesh jeton në Zvicër me familjen e saj, por është kthyer menjëherë kur ka marrë vesh për tragjedinë. Djali, Arbeni, provoi fatin e tij në botën e argëtimit. Pas një karriere si DJ ai mori nën menaxhim një lokal. Një aktivitet që kërkonte një investim të mirë, por Covid i ka prishur të gjitha planet. Tani djali jeton me familjen e tij në Masi, në zonën e Padovës.

“Nuk u dhamë asnjë pistë karabinierëve. Babai im nuk kishte njeri që i donte të keqen, nuk shkonte as lokaleve”, janë shprehur dy fëmijët të cilët kanë kërkuar nga mediat italiane që të lihen të qetë pas kësaj tragjedie./

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

Facebook

Popular

To Top