fbpx
Connect with us

Tre transferimet që mund t’ia sjellin titullin Manchester Unitedit

Sport

Tre transferimet që mund t’ia sjellin titullin Manchester Unitedit

Manchester Unitedi duhet të bëjë shpenzime të mëdha në vitin 2021, në mënyrë që të hyjë në garë për titullin e Ligës Premier në sezonin e ardhshëm.

Tifozët janë të zhgënjyer nga intervenimi i klubit në tregun e transferimeve, me ç’rast dështoi të sillte një anësor të djathtë apo një qendërmbrojtës të denjë.

Po ashtu, Djajtë e Kuq dështuan ta transferonin Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi, edhe pse përpjekjet nuk munguan.

Edhe pse aktualisht afati kalimtar është i mbyllur, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është lidhur me disa emra, duke përfshirë yllin e Wolverhampton Wanderers, Adama Traore, që shihet si alternativë e Sanchos.

Dayot Upamecano i RB Leipzigut është emri tjetër që Unitedi e dëshiron për fazën e mbrojtjes, ndërsa mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Denis Zakaria, shihet si zëvendësues i Nemanja Matic.

Nëse arrin të sigurojë shërbimet e tre lojtarëve të përmendur, atëherë Solskjaer do të dijë si të hyjë në garë për trofe.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top