Connect with us

Tragjedia në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, si e vrau 68-vjeçari nipin nga pakujdesia

Latest

Tragjedia në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, si e vrau 68-vjeçari nipin nga pakujdesia

Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku një 10-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua aksidentalisht nga xhaxhai i tij. 68-vjeçari Vlash Jakaj ishte duke pastruar armën e gjahut kur ajo i është shkrepur dhe për fat të keq qëlloi nipin e tij të mitur.

Një 10-vjeçar humbi jetën në Shkodër pasi u qëllua aksidentalisht me çifte nga xhaxhai i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e se martës në fshatin Samrisht, ne Shkodër. Nga të dhënat e policisë dyshohet se 68-vjeçari Vlash Jakaj ishte duke pastruar armën e gjahut qe e kishte me leje, kur ajo i është shkrepur dhe për fat të keq ka vrarë nipin e tij të mitur.

Edhe pse ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë, i mituri nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Ndërkohë nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe vetë 68-vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje mbërriti menjëherë grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

Facebook

Popular

To Top