Connect with us

Tragjedia në Himarë, kushëriri i Jonadës rrëfen tmerrin: Të gjithë po bërtisnin ndalo skafin, drejtuesi ka vijuar të ecë, e nxora vogëlushen…

Latest

Tragjedia në Himarë, kushëriri i Jonadës rrëfen tmerrin: Të gjithë po bërtisnin ndalo skafin, drejtuesi ka vijuar të ecë, e nxora vogëlushen…

Sigurohet dëshmia e kushëririt të 7-vjeçares Jonada Avdia që humbi jetën në mënyrë tragjike, ku u përplas nga një skaf në breg të detit.

Dëshmitarit okular me iniciale E.Z. Ai ka thënë se ishin duke u larë në det kur skafi u afrua dhe megjithëse të gjithë po bërtisnin ndalo, drejtuesi ka vijuar të ecë.

“Ishin duke u larë në det dhe në këto momente një skaf i madh u afrua.

Kur erdhi pranë skafi mori njerëz në breg dhe në ato çaste goditi fëmijën me helika. Të gjithë ne të tjerët që ishim në breg filluam t’i bërtisnim drejtuesit të skafit: ‘Ndalo se e vrave vajzën’. Drejtuesi i skafit vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra në det dhe e nxora Jonadën e pajetë”, ka thënë ai.

Bazuar nga dëshmitë dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe nga veprimet e Arjan Tases, prokuroria e akuzoi për “vrasje me dashje indirekte”. Në dosje thuhet:

“Nuk ka vrasje nga pakujdesia, por vrasje me dashje pasi drejtuesi i mjetit lundrues që rezulton se kishte patentë ishte në dijeni të rrezikut që i sillte qytetarëve kur hyri në atë perimetër”.

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

To Top