Connect with us

Stuhi të forta “shkatërrojnë” Ballkanin, pritet të përfshijnë edhe Shqipërinë

Latest

Stuhi të forta “shkatërrojnë” Ballkanin, pritet të përfshijnë edhe Shqipërinë

Një sistem shumë i fortë stuhish me vetëtima dhe bubullima masive në këto çaste po qarkullon shumë afër Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe pritet të përfshijë edhe kryeqendrën boshnjake.

Atmosfera është destabilizuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, në perëndim të Serbisë si dhe ka disa sisteme të izoluara në Kroaci dhe Mal të Zi.

Në këto rajone moti është freskuar, në Kosovë ende po mbizotëron vapa e fortë me zagushi sidomos në Shqipëri.

Nesër kjo masë ajrore pritet të shtrihet edhe në Kosovë, shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të atmosferës, me rrebeshe lokale të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë, erëra kalimthi të fuqishme dhe breshër.

Temperaturat po ashtu shënojnë ulje dhe ditëve të ardhshme na pret mot më i freskët.

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

Facebook

Popular

To Top