fbpx
Connect with us

Streha e frikshme e të droguarve në Vlorë, nga ku dalin të vdekur (Video)

Lajme

Streha e frikshme e të droguarve në Vlorë, nga ku dalin të vdekur (Video)

Mbeturinat dhe shiringat e shpërndara në tokë tregojnë qartë se në këtë godinë në Vlorë qëndrojnë herë pas here persona që konsumojnë lëndë të forta narkotike. Nga pamjet duket se kjo godinë e braktisur që ndodhet në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë është kthyer në strehën e përdoruesve të drogës.

Banorët që jetojnë pranë kësaj godinë tregojë dhe raste ekstreme për ABC News. Në këtë godinë para disa kohësh janë gjetur të vdekur dy përdorues droge. “Në këtë kanë dalë dy të vdekur, ambulanca ka ardhur këtu i ka marrë”, shprehet një banore.

Ata janë shumë të shqëtësuar pasi kanë frikë për fëmijët e tyre. Shumë pranë kësaj godine ndodhet dhe shkolla e të vegjëlve të tyre.

“Kemi frikë, ata kur pijnë drogë mund të vrasin edhe njerëz. Çfarë nuk bëhet aty, se unë janë plakë dhe nuk mund të flas dot. Shteti të vijë ose ta prishë ose ta ndreqë”, shprehet banorja.

Kjo godinë është braktisur nga disa familje 6 vite më parë. Ajo është amortizuar e duket si një vendgrumbullimi mbeturinash. Vitet e fundit ajo po shfrytëzohet dhe nga përdoruesit e drogës.


Etiketa: Streha e frikshme e të droguarve në Vlorë


More in Lajme

Te fundit

Facebook

Populare

To Top