fbpx
Connect with us

Stefano Pioli: Roma, një tjetër provë e rëndësishme

Sport

Stefano Pioli: Roma, një tjetër provë e rëndësishme

Stefano Pioli: Roma, një tjetër provë e rëndësishme

Stefano Pioli duket të jetë i lumtur me formën e skuadrës së tij.Në një prononcim për media pas triumfit ndaj Celtic në udhëtim, ish-trajneri i Fiorentinës tha se Milani do të tentojë që të përmirësohet vazhdimisht, kurse ambiciet ose jo për titull do të varen nga rezultatet, përcjell GazetaBlic.Ndërkaq, tutje ai foli për duelin e së hënës kundër Romës, që sipas trajnerit italian, do të jetë provë tejet e rëndësishme që do ta dëshmojë forcën e vërtetë të “kuq e zinjve”.

“Çfarë na duhet për titullin? Sa më shumë që të ngremë nivelin teknik, aq më mirë. Është cilësia e lojtarëve që bën ndryshimin. Me afrime të reja në dritaret e merkatos do të jemi në gjendje të rrisim nivelin tonë. Ka shumë skuadra më të forta se ne në letër, por ne mund të përballemi dhe të fitojmë me të gjitha.Me Romën do të jetë një provë tjetër e rëndësishme. Duhet të përgatisim veten sa më mirë që të vazhdojmë të bëjmë mirë dhe të vazhdojmë rrugën tone. Pika e kthesës erdhi duke kërkuar lojtarë të përshtatshëm për mënyrën tonë të lojës. Jemi akoma në fillim”, tha mes tjerash tekniku italian.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top