fbpx
Connect with us

SPAK heton 2 ministra dhe 3 kryebashkiakë

Lajme

SPAK heton 2 ministra dhe 3 kryebashkiakë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka regjist

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka regjistruar kallëzimin e PD-së, për pasojat e tërmetit të 26 nentorit. Ora Neës ka mësuar se është hedhur në short dhe është caktuar prokurori, i cili po vlerëson nëse ka elemente te veprës penale dhe nesë është SPAK kompetente për të hetuar këtë kallzim.

PD ka kërkuar nisjen e hetimeve për dy ministrant Sandër Lleshaj dhe Besa Shahini, për kryebashkiakët Erjon Veliaj, Artur Bushi, Valbona Sako dhe ish kryetarin e Durrësit Vangjush Dako.

Selia blu akuzon zyrtarët e lartë për 5 vepra penale: “Shpërdorim detyre”“Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.

Sipas PD është kriminela neglizhenca e Kryetarit të Bashkisë Krujë dhe të funksionarëve të tjerë publikë, që kanë lejuar banorët e 2 pallateve në Thumanë të jetonin në to, pasi ishin deklaruar të pabanueshme.

E njëjta përgjegjësi evidentohet edhe për vdekjen e Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj, në Godinën e Konvaleshencës në Durrës, e cila ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 21 Shtatorit, por Ministria e Brendshme nuk kishte marrë asnjë masë për të ndaluar hyrjen në të.

Në kallëzimin penal drejtuar SPAK-ut, listohen të gjitha rastet e dëmtimit të infrastrukturës arsimore publike, të cilat janë ndërtuar apo rikonstruktuar vitet e fundit, por janë shkatërruar si pasojë e tërmetit.

Por hetim ne lidhje me pasojat e termetit kanë nisur edhe tre prokurori, dhe nëse vertetohen shkelje te zyrtarëve të lartë të kallzuar atëhere automatikisht te treja hetimet i kalojnë SPAK.



More in Lajme

Te fundit

Facebook

Populare

To Top