fbpx
Connect with us

Simptoma të tjera të Covid-19 që shfaqen te disa njerëz

Lajme

Simptoma të tjera të Covid-19 që shfaqen te disa njerëz

Megjithëse ethet, kolla dhe vështirësia në frymëmarrje janë simptomat kryesore të koronavirusit, disa pacientë po shfaqin edhe probleme me trurin. Mjekët kanë vëzhguar se simptomat neurologjike, si goditje në tru apo dridhje, ndodhin te një grup i vogël njerëzish me Covid-19.

Në raportimet në SHBA, Itali dhe vende të tjera, vihet re se një pjesë e pacientëve përjetojnë goditje në tru, simptoma të ngjashme me encefalitin dhe mpiksjen e gjakut, si edhe ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje. Në këto raste, pacientët patën këto simptoma para shfaqjes së etheve dhe problemeve me frymëmarrjen.

Një studim në Wuhan zbuloi se pacientët përjetonin edhe marramendje, dhimbje koke dhe humbje të vetëdijes.

Për momentin, është ende e paqartë ndikimi i Covid-19 në tru dhe mbi këtë fushë po punohet. Shumica e njerëzve të prekur nga koronavirusi janë në gjendje normale neurologjikisht. Megjithatë raportimet, fillimisht në Kinë dhe më pas në Gjermani, Francë, Austri, Itali, SHBA dhe Holandë, nxjerrin në pah se një numër pacientësh shkuan në spital për të trajtuar problemet me sistemin nervor dhe më pas rezultuan se ishin pozitivë me Covid-19.

More in Lajme

Te fundit

Facebook

Populare

To Top