fbpx
Connect with us

Si e bindi Mourinho Messin t’i bashkohet Chelsea më 2014: Rrëfimi i pa treguar

Sport

Si e bindi Mourinho Messin t’i bashkohet Chelsea më 2014: Rrëfimi i pa treguar

Si e bindi Mourinho Messin t’i bashkohet Chelsea më 2014: Rrëfimi i pa treguar

Lionel Messi në Stamford Bridge në fanellë të kaltër?Chelsea ishte buzë blerjes më të madhe në tregun e transferimit të lojtarëve në histori në vitin 2014, kur Jose Mourinho e kishte bindur superyllin e Barcelonës t’i bashkohej klubit nga Premierliga, zbulon eksperti i transferimit të lojtarëve, Gianluca Di Marzio.Argjentinasi 33-vjeçar është tunduar për t’u larguar nga La Liga më shumë se një herë, më së fundmi në gusht, por klauzola e lirimit të tij në vlerë tejet të lartë prej 700 milionë eurosh ia pamundësoi largimin, pavarësisht kërkesës së tij zyrtare për t’u larguar, transmeton Gazeta Express.

Por në vitin 2014, Chelsea ishte i gatshëm ta aktivizonte klauzolën e lirimit të tij në vlerë prej 250 milionë eurosh në atë kohë, dhe i ofroi argjentinasit pagë vjetore prej 55 milionë eurosh neto – diçka që nga Di Marzio vlerësohet si rrëfimi më i madh i pa treguar në tregun e transferimeve.Bisedimet mes Messit dhe Mourinhos nisën menjëherë pasi qeveria spanjolle e hapi një hetim kundër familjes së Messit për mashtrim tatimor në vitin 2013.

Në atë botë Messi e kishte pranuar se po e mendonte largimin nga Spanja.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top