fbpx
Connect with us

Shqipëria-Kosova ndërmjet Lindjes e Perëndimit

Opinione

Shqipëria-Kosova ndërmjet Lindjes e Perëndimit

E ardhmja e shqiptarëve nuk guxon të zhvendo

E ardhmja e shqiptarëve nuk guxon të zhvendoset në lindje. Ajo gjithnjë ka qenë e duhet të mbetet në Perëndim dhe me Perëndimin

Shkruan: Ismet Hajrullahu

Serbia është natyrshëm jashtë BE-së, për vetë faktin që ajo
është zonë e pranuar edhe nga vetë serbët, si zonë e interesit rus. Deri këtu
në rregull. Po Shqipëria dhe Kosova , përse do të ngelëshin jashtë BE-së, kur
historikisht Shqipëria është parë nga Evropa si një digë për të përballur
ekspansionin ruso- turk në Evropë?

Ateherë, lind pytja , cila është arsyeja që BE-ja, nuk ka
interes për Shqipërinë dhe shqiptarët të jenë pjesë e saj? Kjo është një pytje
që ngërthen brenda saj shumë pikëpyetje! Por në këtë rast dua të ngreh vetëm
një paralele dhe të perqendrohem në një fakt të vetëm e shumë domëthënes:
Kushtetua.

Jo çdo veprim i politikanëve është i nevojshëm të jetë i
dukshëm ashtu që populli të arrijë të kuptoj se ku është qëllimi dhe caku
final. Gjithësesi, pavaresisht qëllimeve të politikanëve, e sidomos kur ato nuk
janë në interesin më të mirë të popullit, qytetarët kanë në dispozicion
Kushtetutën e vendit, përmes së cilës duhet t’iu kujtojnë se ku qëndrojnë
limitet, përtej të cilave nuk mund të kalojë askush, e sidomos pa vullnetin e
shprehur të sovranit.

Nëse juristët Kushtetutën do e quanin si aktin më të lartë të
një shteti, disa nga ne e kemi më të lehtë ta përkufizojmë si kornizën e
vlerave themelore, të cilën përfaqësuesit e popullit kanë vendosur ta jetësojnë
duke kërkuar respektim të saj, në kuadër të të gjitha degëve të pushtetit. E
kur jemi tek vlerat, si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, janë dy shtete të cilat
shquhen për bashkjetesën e besimeve të ndryshme fetare. Por pavarësisht kësaj,
Kushtetutat e këtyre vendeve, në dispozitat e tyre themelore kanë përcaktuar që
janë shtete laike dhe neutrale në çështje të besimeve fetare. Duke qenë de juro
e tillë, situata faktike duket të jetë pak më ndryshe. Kur jemi te laiciteti,
ndoshta në mendim të parë mendohet të jetë çështje formale e që nuk kërkon
shumë debat, mirëpo në një shikim të dytë e të tretë, del të jetë jetike dhe
përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës, e sidomos nëse flasim për
të ardhmen e tyre Evropiane.

Në anen tjetër, rezultatet e studimit të “European Stability
Initiative” (një think tank evropian), tregojnë se për sa i përket antarësimit
në BE, Shqipërinë dhe Kosovën, bashkë me gjithë Ballkanin perendimor, mund t’i
presë fati i Turqisë.

Sa për
të rikujtuar, Turqia pati aplikuar që në vitin 1987, për tu antarësuar në BE.
Por janë bërë mbi tre dekada e ajo mbetet ende jashtë! Për më shumë, që nga
zhvillimet e viteve të fundit të regjimit autoritar të instaluar në Turqi, çështja e antarësimit të
saj në BE, as nuk është më
pjesë e agjendës së Parlamentit Evropian. Por regjimi autoritar nuk është e
vetmja arsye e rezitencës së Evropës ndaj Turqisë. Mos të harrojmë se edhe
Turqia është percaktuar si shtet laik (në letër), ndërkohë që veprimet dhe
qëllimet, shpërfaqin një tendencë apo vullnet të politikës turke, të shnëdrrimit
të shtetit Turk në një shtet islamik. Sa për ilustrim, rikthimi i dënimit me
vdekje si çështje në kuadër të diskursit të brendshëm politik, sinjalizon pikërisht
për përfshirje të koncepteve islame dhe shmangie flagrante të respektimit të të
drejtave themelore të njeriut. Por e gjithë kjo nuk erdhi brenda nje ditë!

Gjithësesi, nisur nga interesat, fillimisht gjeopolitike e me
pas edhe ato politike, mospranimi i Turqisë “islamike” në BE, është kompensuar
duke i dhënë asaj ndikim ekonomik dhe politik në Ballkanin Perendimor, e
sidomos një ndikim absolut në Shqipëri e Kosovë. Turqia tashmë ka privatizuar, ka marrë në
koncesion apo ndërtuar sektorët kryesorë infrastrukturore të Kosovës: rrjetin
shpërndarës të energjisë (KEDS), transportin ajror (Aeroportin…) dhe ka
ndërtuar autoudhët e Kosovës dhe të Shqiperisë si dhe veprimi i fundit i
Ministrit të Jashtëm të Shqiperisë, duke i quajtur shtetasit turq “vëllezër”,
janë indikacione të mjaftueshme për të kuptuar se sa të perhumbur e të dominuar
nga Turqia jemi.

Të gjitha këto nuk kalojnë pa u vënë re! Se perëndimi i sheh
Kosovën dhe Shqipërinë si vende turkofile dhe de-fakto islamike, flet edhe një
fakt tjeter, i cili më pak vemendje do duhej të ishte mjaft i dukshëm dhe
shqetëues.

Çdo vit, në festat e fesë islame, shumë personalitete
evropiane, në kundershtim me kushtetutatat tona, nuk harrojnë që të na urojnë
nëpermjet urimeve që i adresohën personaliteteve të larta institucionale dhe
politike të të dyja shteteve shqiptare. Si shtete laike dhe me popullsi me
besime të ndryshme të cilat bashkëjetojnë në një  harmoni të jashtezakonshme, kjo shpërfaq edhe
njëhere vlerat e një qytetrimi të lashte të shqiptarëve. Po krerët
institucionale, si andej dhe këtej kufirit, a janë të vëtëdijshëm për mesazhin
sublim të këtyre urimeve? Unë them që jo!

Përderisa përsonalitet e larta politike të Kosoves dhe
Shqipërisë, në kundershtim me kushtetutat tona, pranojnë urime të tilla,
fillimisht ata japin sinjalin që shtetet tona janë islamike, fyejnë qytetarët
shqiptarë të cilët i përkasin religjioneve të tjera duke i vendosur ata
indirekt në margjinat e shoqerisë. si dhe duke stimuluar urrejtjen ndërfetare,
shkelin në mënyrë flagrante vlerat themelore të percaktuara me aktin më të
lartë juridik të dy shteteve, si dhe janë në kundërshtim me vullnetin e plotë
të qytetarëve.

Ngjajshëm, e që po prap bazohet në të njejten logjikë,
antaresimet në organizata me bazë fetare, siç ishte antarësimi i Shqipërisë në
Koferencen Islamike (Organizata Islamike për Bashkepunim), vetem sa e perforcon
qëllimin e heshtur të kesaj klase politike, i cili është ta identifikojë
Shqiperinë, e si rrjedhojë të gjithë popullin shqiptar, përpara BE-së dhe botës,
si shtet e popull islamik.

Kur dihet botërisht. se populli shqiptar në krye me Gjergj Kastriotin-Skenderbeun mbrojtën si qyteterimin shqiptar, ashtu edhe atë evropian, nga ndikimi dhe pushtimi Osman, e nëse përsonalitetet tona politike, kanë ndarë mendjen të tëntojnë të tjetersojnë percaktimin  e popullit tonë ndër shekuj, atëherë do duhet ta mbajnë te vetmuar gjithë peshen e fajit dhe natyrisht do klasifikoheshin si degjenerues të aspiratave kombëtare të shqiptarëve !

Mirëpo, historinë nuk mund dhe nuk duhet të guxojnë ta
tjetërsojnë individë, që për interesa të ngushta personale, ekonomike e politike,
shpërfillin mundin, idealet dhe interesat e një kombi të tërë, i cili për
shekuj me rradhë i ka ndërtuar e mbrojtur pa kushte. Prandaj, e ardhmja e
shqiptarëve nuk guxon të zhvendoset në lindje. Ajo gjithnjë ka qenë e duhet të
mbetet në Perëndim dhe me Perëndimin!

Ndërsa perëndimit i mbetët të korrigjojë gabimet e veta në
raport me shqiptarët, duke zhbllokuar procesin e integrimit të Shqiperisë dhe
Kosovës, si dhe duke permbyllur sagen shekullore të pushtimeve ushtarake,
ekonomike e kulturore, të shqiptarëve.

MEDIAL.mk

More in Opinione

Te fundit

Facebook

Populare

To Top