fbpx
Connect with us

Shpërthim në Vlorë/ Tritol makinës së prokurorit Albert Kuliçi

Lajme

Shpërthim në Vlorë/ Tritol makinës së prokurorit Albert Kuliçi

Një shpërthim i fortë ka ndodhur gjatë natës në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit ku dyshohet se i është vendosur një sasi eksplozivi automjetit të prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë Albert Kuliçi.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, ndërkohë që makina tip “Volkswagen” e prokurorit Kuliçi është djegur në një pjesë të mirë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar megjithëse mjeti ishte i parkuar në një zonë tepër të banuar dhe pranë pallateve. Sipas të dhënave të para ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme.

Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes. Kujtojmë se ai ka hetuar një sërë dosjesh të bujshme, si ajo për tokat në bregdetin e Zvërneci.


Etiketa: albert kulici, tritol prokurorit ne vlore


More in Lajme

Te fundit

Facebook

Populare

To Top