fbpx
Connect with us

Shifrat e frikshme të Ibrahimovicit

Lajme

Shifrat e frikshme të Ibrahimovicit

Shifrat e frikshme të suedezit! Thyen rekorde pas rekordesh.

Zlatan është Zlatan! Një sulmues që edhe në moshën 39 vjeç bën diferencën. Pesë gola deri tani, me 4 ndeshje të humbura (dy në Europa League dhe dy në kampionat).

Duke parë të dhënat dhe statistikat në lidhje me derbin, mund të raportohet një shifër e veçantë në lidhje me Zlatan Ibrahimovic.

Në moshën 39 vjeç dhe 14 ditë, Zlatan bëhet lojtari më i vjetër që shënon në historinë e derbit të Milanos (rekordmeni i mëparshëm, Nils Liedholm më 26 mars 1961, 38 vjeç, 5 muaj dhe 18 ditë).

Por, nuk mbaron këtu, sepse siç e quan veten ai “Benjamin Button”, suedezi barazoi Silvio Piola si lojtari që ka shënuar më shumë gola në Serie A mbi moshën 38 vjeç: katër të tilla deri tani.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajme

To Top