fbpx
Connect with us

Së shpejti baba, zbulohet emri që ka zgjedhur “Ezel” për të bijën

aktori ezel

Magazin

Së shpejti baba, zbulohet emri që ka zgjedhur “Ezel” për të bijën

Aktori shumë i njohur turk me rolin e “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu do të bëhet së shpejti baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe çifti po presin të bëhen me vajzë.

Ata tashmë kanë zgjedhur edhe emrin për të bijën.

Mediat turke kanë zbuluar se Kenan dhe Sinem do i vendosin vajzës emrin Lalin.

Aktori është shprehur shumë i emocionuar që do të bëhet baba.

“Jam shumë i lumtur. Faleminderit Zotit gjithçka ka shkuar mirë, pa probleme.

Zoti na ruajtë nga syri i keq”-është shprehur Kenan.

Çifti gjatë periudhës së pritjes së ëmbël kanë qëndruar larg daljeve në publik.

Vetëm pak javë më parë Sinem u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur krah Kenanit.

Continue Reading
You may also like...

More in Magazin

Te fundit

Facebook

Populare

To Top