fbpx
Connect with us

“Sarri u vetëvra te Juvja”, legjenda Arrigo Saki: Derbi do jetë i bukur

Sport

“Sarri u vetëvra te Juvja”, legjenda Arrigo Saki: Derbi do jetë i bukur

“Sarri u vetëvra te Juvja”, legjenda Arrigo Saki: Derbi do jetë i bukur

I pranishëm në Festivalin e Sportit të organizuar nga e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, Arrigo Saki ka folur edhe për Milanin duke u përqendruar te hovi cilësor që skuadra duhet të bëjë në sezonin në vijim. “Pioli ka bërë një punë fantastike.Mund të themi me plot gojën se është një profesionist që e njeh mirë zanatin. Deri tani po ecën mirë, por hapi i radhës është praktikimi i një futbolli akoma më tepër ndërkombëtar”, deklaroi 73-vjeçari.Në javën që përfundon me derbin e Milanos, ish-trajneri i “Djallit” komentoi edhe rivalët e kuqezinjve duke deklaruar: “Antonio Konte është me të vërtetë një trajner i shkëlqyer, por edhe tjetri (Stefano Pioli) po rritet. Konte ishte një lojtar imi në ekipin kombëtar, një djalë i mrekullueshëm. Ai është një nga ata njerëz, të cilët kanë një mani perfeksionizmi. Ai nuk dëshiron t’i zhgënjejë njerëzit që i besojnë, kështu që jep jetën për këtë. I uroj gjithçka të mirë të mundshme.

Antonio e di se sa i zoti është dhe se sa mirë mund ta organizojë skuadrën e tij. Kjo nuk është vetëm një çështje e organizimit, vendosjeve, bashkëpunimit dhe sinergjisë: ajo siguron që lojtarët të performojnë ashtu siç nuk do të kishin bërë kurrë individualisht diku tjetër. Ky është ndryshimi midis ekipeve dhe individëve”. I pyetur mbi derbin, Saki nuk u luhat për të dhënë parashikime rezultati. Në shpresën e tij është që sfida mes Interit dhe Milanit të jetë një shfaqje e bukur sepse siç shpjegon: “Të dyja skuadrat e Milanos e kanë nisur me këmbë të mbarë sezonin.

Uroj shumë që të jetë një përballje argëtuese e që ekipet të mos jenë peng i skemave apo takticizmave”.Në fund të fjalës së tij në Festivalin e Sportit, Saki ka komentuar edhe largimin e Sarrit nga Juventusi. “I pata thënë Sarrit që në fillim se ajo që po bënte ishte vetëvrasje. Kjo sepse nuk kishte asnjë mundësi që ata lojtarë të ishin të përshtatshëm për stilin e tij të futbollit. Në fakt, nuk pati as fatin me vete sepse që në fazën përgatitore u prek nga një pneumoni, gjë që i kufizoi edhe më tej mundësitë e tij për të bërë grupin që të asimilonte idetë e trajnerit gjatë atyre javëve me stërvitje intensive”, përfundoi fjalën e tij 73-vjeçari.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top