fbpx
Connect with us

Roma dhe Real Madrid arrijnë marrëveshje për Mayoral, huazim me të drejtë blerje

tjera

Roma dhe Real Madrid arrijnë marrëveshje për Mayoral, huazim me të drejtë blerje

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi rekl.amat(Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Roma ka gjetur sulmuesin rezervë për edicionin e ardhshëm, pasi kanë rikthyer në Atletico Madrid kroatin Nikola Kalinic.

Përsëri ai do të vije nga Madridi, por kësaj radhe nga skuadra e parë e kryeqytetit spanjoll.

Fjala është për sulmuesin spanjoll Borja Mayoral i cili është nën kontratë me Real Madridin, por që kishte kaluar si huazim në disa klube së fundmi.

23-vjeçari kishte kontratë deri në vitin 2021 me Los Blancos, por e ka vazhduar atë për një vit deri në vitin 2022.

Roma dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit për një edicion, ku Giallorosët do të kenë mundësi të blerjes së tij.

Klubi nga kryeqyteti italian e ka një mundësi për blerjen përfundimtare të lojtarit në vitin 2021 për një shumë prej 10 milionë.

Mayoral ka pranuar që t’i bashkohet Romës si sulmues rezervë i Edin Dzekos, ndërsa Giallorosët kanë fituar garën me Lazion për shërbimet e spanjollit. /Telegrafi/

Continue Reading
You may also like...

More in tjera

Te fundit

Facebook

Populare

To Top