fbpx
Connect with us

Reguilon ka klauzolë largimi për Realin, ‘Mbretërit’ synojnë ta blejnë atë vitin e ardhshëm

Sport

Reguilon ka klauzolë largimi për Realin, ‘Mbretërit’ synojnë ta blejnë atë vitin e ardhshëm

Sergio Reguilon ende nuk i ka mbushur një muaj si futbollist i ri i Tottenham Hotspur.

Mbrojtësi i majtë spanjoll pati një vit jashtëzakonisht të mirë me Sevillën, por që nuk ishte në planet e trajnerit Zidane.

Los Blancos e shitën atë për 30 milionë euro, por që kanë një klauzolë ku i lejohet ta riblejnë në verën e vitit 2021 ose në verën e vitit 2022.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Zinedine Zidane humbi ndaj Cadiz në shtëpi 0-1, ku dëshpëroi pikërisht mbrojtësi i majtë Marcelo.

Kjo ka bërë që të qarkullojnë lajmet në Spanjë se te Reali janë penduar për shitjen e Reguilon te Spurs.

E përditshmja spanjolle AS ka shkruar sot se madrilenët po synojnë të blejnë lojtarin në verën e vitit të ardhshëm.

13 herë kampioni i Evropës mund ta blejë Reguilonin për një shumë prej 40 milionë euro, 10 milionë më shumë se sa e shitën.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top