Connect with us

Rama takon Erdogan

Latest

Rama takon Erdogan

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të mërkurë me Presidentin e Turqisë, Erdogan. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se takimi me kreun e shtetit turk ka qenë vëllazëror dhe bën me dije se për çfarë kanë biseduar të dy.

Sipas Ramës në fokus të diskutimeve kanë qenë projektet konkrete për përballimin e dy sfidave më të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri Rama ndodhet në Turqi me ftesë të Presidentit Erdogan për t’u bërë pjesë e ceremonisë zyrtare të Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku përfshihet edhe skuadra olimpike shqiptare.

Vetë Kryeministri lajmëroi një ditë më parë se do të marrë pjesë dhe në një takim shumë të rëndësishëm pune në Ankara, por nuk specifikoi se për çfarë bëhej fjalë./tvklan.al

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

Facebook

Popular

To Top