fbpx
Connect with us

Rama: Futbollistët dhanë gjithçka, fitore e merituar

Sport

Rama: Futbollistët dhanë gjithçka, fitore e merituar

Rama: Futbollistët dhanë gjithçka, fitore e merituar

Drenica ka marrë një fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Hysen Tahiri në minutën e 53-të të ndeshjes.Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Fadil Rama në intervistë për “Art Sport” theksoj vendosja taktike i solli tek fitorja.“Ditët e pauzës kanë qenë ditë të mira për neve, sepse jemi përgatitur në vendosjen taktitke. Ndërsa në këtë ndeshje lojtarët kanë dhënë gjithçka dhe kjo ishte e mirë për neve dhe doli që vendosja taktike na sjelli tek fitorja”, tha Rama.

“Në javën e parafundit kemi pasur humbje të thellë dhe tani jemi rikthyer më fitore, dhe mendoj që ne nuk duhet të bazohemi në renditje tabelare se ku gjendet ekipi por që duhet të luftojmë për rezultat në çdo ndeshje”, përfundoi Rama.Me këtë fitore “kuqezinjtë” ngritën në kuotën e tetë pikëve, ndërkohë Llapi mbetet me një pikë në fundin e tabelës.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top