fbpx
Connect with us

Pse Italia po përballet me më pak raste Covid sesa fqinjët e saj? Ja shpjegimi

tjera

Pse Italia po përballet me më pak raste Covid sesa fqinjët e saj? Ja shpjegimi

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi rekl.amat(Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Rastet e koronavirusit po rriten në pjesën më të madhe të Europës. Franca, Spanja dhe Britania po përballen më një rritje të ndjeshme të rasteve së të infektuarëve.

Mirëpo, disa vende si Italia dhe Gjermania, ende nuk kanë parë një valë të dytë të pandemisë, megjithëse edhe numri i tyre po rritet, por shumë më pak se vendet e tjera.

Në dy javët e kaluara, Italia regjistroi pak më pak se 35 raste të reja për 100,000 banorë, krahasuar me gati 315 në Spanjë dhe 200 në Francë ku numri i njerëzve që rezultojnë pozitiv me Covid-19 tani është pothuajse tre herë më i madh se në muajin gusht.

Italia ishte kombi i parë Europian që u godit nga pandemia e koronavirusit dhe pësoi një nga numrat më të lartë të vde kjve në botë. Por mesatarja e rasteve të reja në Itali javën e kaluar ka mbetur në vetëm nën 1,500 infeksione në ditë. Në Britani, është gati 4,000 në ditë, dhe më shumë se 10,000 në Francë dhe Spanjë.

Për kryeministrin britanik Boris Johnson, arsyeja e rritjes së madhe të infeksioneve në Britani është sepse është një “vend liridashës”. Britanikët janë më pak të prirur të ndjekin rregullat e diktuara nga qeveria. Por ai tani po u bën thirrje atyre ta bëjnë këtë, ku nëse nuk respektojnë masat e vendosura do të përballen me gjobat e majme.

Komentet e Johnson se britanikët janë më liridashës sesa italianët apo gjermanët nxitën zemërimin në Itali.

“Italianët gjithashtu e duan lirinë, por ne tregojmë edhe kujdes ”-tha Presidenti Italian Sergio Mattarella.

Por shumë zyrtarë të shëndetit publik dhe ekspertë të sëmundjeve infektive thonë se në fakt ka pak prova që italianët ose gjermanët kanë qenë duke respektuar rregullat e mbajtjes së maskave.

Shpërfillja për rregullat e pandemisë ishte e dukshme në mesin e të rinjve italianë këtë verë.

Ekspertë të tjerë nuk pajtohen dhe mbajnë pajtueshmërinë vullnetare ka qenë më e lartë në Itali se shumë vende të tjera europiane, veçanërisht në qytete të mëdha në veri të vendit, të cilat u goditën veçanërisht nga pandemia në fillim të vitit.

Sido që të jetë, policia italiane është e gatshme të zbatojë rregullat më rigorozisht se sa homologët e saj në Britani, të cilët kanë hezituar ta bëjnë këtë me arsyetimin se nuk kanë fuqi punëtore.

Të hënën, Ministria e Brendshme e Italisë njoftoi se policia kishte kryer më shumë se 50,000 kontrolle në të gjithë vendin për njerëzit për t’u siguruar që ata ishin duke respektuar rregullat dhe vizitoi gati 5,000 biznese për të siguruar përputhjen me protokollet pandemike.

Më shumë se 200 njerëz u gjobitën nga policia për mosrespektim dhe tre kompani u urdhëruan të mbyllen.

Continue Reading
You may also like...

More in tjera

Te fundit

Facebook

Populare

To Top