fbpx
Connect with us

Populli vuan për bukë/ Del pasuria e ministrave! Shtëpi, toka, makina luksoze, ku i kanë gjetur kaq shumë para?

tjera

Populli vuan për bukë/ Del pasuria e ministrave! Shtëpi, toka, makina luksoze, ku i kanë gjetur kaq shumë para?

Shtëpi, troje, toka bujqësore, apartamente në Maqedoni dhe vende tjera, makina luksoze, por edhe mesatare, janë pjesë e pasurisë së ministrave të propozuar nga BDI në Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga Zoran Zaev.

A peshojnë shumë ministrat e propozuar nga Ali Ahmeti, pasuria e të cilëve zbulohet përmes listave anketuese që tani i kanë në Komisionin Antikorrupsion, si funksionarë të përbërjes së kaluar, përcjell INA. Për Fatmir Besimin dhe Jeton Shaqirin nuk ka të dhëna për pasurinë e tyre dhe se ato pritet të publikohen gjatë periudhës së ardhshme nga ana e Antikorrupsionit. Një nga prioritetet e Qeverisë së re është vetingu dhe verifikimi i pasurisë së funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetëror.shtyp,reklamen dhe shiko videon

ARTAN GRUBI: Zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem politik, Artan Grubi nuk figuron me pasuri të konsiderueshme. Në listën e fundit anketuese si deputet ka të lajmëruar apartament në Shkup me vlerë prej 100 mijë euro, dy makina në emër të tij, njëra prej të cilave Audi A6 viti 2011, me vlerë rreth 1 milionë denarë. Në llogaritë e tij bankare si transaksione dhe kursime ka rreth 12.400 euro. Në vlerë prej 1 milion denarë ka lajmëruar edhe legalizimin e një mbindërtimi në pronën e tij.shtyp,reklamen dhe shiko videon

BUJAR OSMANI: Ministri i jashtëm, Bujar Osmani ka të publikuar listën e pasurisë së tij, ku ai posedon një shtëpi me vlerë prej 11 milionë denarëve në Shkup, një huamarrje prej 1.6 milionë denarëve si dhe kredi prej mbi 3.6 milionë denarë. Në listën e tij anketuese janë edhe dy makina Audi A6 2003 si dhe Opel Corsa. Po ashtu janë evidentuar edhe të hyra nga rroga dhe një pension.

NASER NUREDINI: Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini në listën anketuese ku pasqyrohet pasuria e tij ka shkruar se posedon tokë dhe shtëpi në Kamjan të Tetovës, apartament në Tetovë, apartament dhe garazh në Vjenë. Ai ka të depozituara në bankë 90 mijë euro, ndërsa ka marrë edhe një kredi prej mbi 12 milionë denarëve që do të duhet ta paguaj deri në vitin 2027. Ministri Nuredini ka një makinë BMW X5 viti 2018. Poashtu ai ka investuar edhe në fonde të ndryshme dhe se vlera e investimeve është mbi 8 milionë denarë.shtyp,reklamen dhe shiko videon

KRESHNIK BEKTESHI: Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi posedon pasuri të konsiderueshme, por që një pjesë prej tyre janë si prona të prindërve. Në listën e tij të pasurisë janë shkruar: shtëpi në Kërçovë, objekt afarist 60m2 në Kërçovë, tokë bujqësore, banesë në Bazel të Zvicrës në pronësi të prindërve, dy banesa në Kavajë të Shqipërisë si pronësi e prindërve, tokë ndërtimore në Kërçovë, shtëpi në Prishtinë të blerë në 2008 si dhe tre makina.shtyp,reklamen dhe shiko videon

BESIMI DHE SHAQIRI PA LISTA PASURIE: Lidhur me pasurinë e ministrit të financave, Fatmir Besimi në Komisionin Antikorrupsion nuk figuron lista e tij anketuese e pasurisë. Viteve të fundit ishte lista e tij anketuese, dhe se ai posedon shtëpi të trashëguar në Tetovë, shtëpi në Shkup, makina si dhe llogari bankare me transaksione, kredi dhe kursime, informon INA.

Në Komisionin Antikorrupsion nuk figuron as lista anketuese e ministrit të ri të Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Jeton Shaqiri. Por dy funksionarët e lartë duhet ta kryejnë këtë detyrim. Në përputhje me nenin 33 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit, detyrim për paraqitje të pronës ka personi i zgjedhur apo i emëruar, personi përgjegjës në ndërmarrje publike, në institucion publik apo personi juridik që disponon me kapital shtetëror, gjatë emërimit apo përzgjedhjes.

Këtë ai duhet ta bëjë më së voni në afat prej 30 ditësh nga dita e emërimit apo përzgjedhjes duke plotësuar një pyetësor me përshkrim të detajuar të pronës së tundshme dhe të patundshme, letrave me vlerë dhe borxheve, si dhe të pasurisë që është në pronësi të tij apo në pronësi të anëtarëve të familjes së tij, duke shënuar edhe bazën e fitimit të pronës së paraqitur.

Continue Reading
You may also like...

More in tjera

Te fundit

Facebook

Populare

To Top