fbpx
Connect with us

Pirlo i beson talentit shqiptar, Vrioni po jeton një ëndërr me kampionët e Serisë A

Sport

Pirlo i beson talentit shqiptar, Vrioni po jeton një ëndërr me kampionët e Serisë A

Pirlo i beson talentit shqiptar, Vrioni po jeton një ëndërr me kampionët e Serisë A

 

Xhakomo Vrioni ka fituar besimin e trajnerit të Juventusit, Andre Pirlo. Pasi debutoi me ekipin e parë të në ndeshjen e fundit të kampionatit të shkuar ndaj Romës, ku u aktivizua 12 minuta, sulmuesit të Kombëtares shqiptare, ju besua sërish në përballjen e sotme ndaj Veronës, të vlefshme për javën e 5-të të Serisë A.

 

 

22-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 90-të, duke zëvendësuar mesfushorin Ramsej, teksa “luftoi” 7 minuta, si partner sulmi së bashku me Moratën dhe Dibalën, por pa mundur të ndryshojnë rezultatin 1-1.

 

Hapa tepër pozitive këto për sulmuesin e Kombëtares, pavarësisht minutazhit të pakët. Aktivizimi me kampionët absolut të Italisë, është një ëndërr për çdo futbollist të ri…

 

 

 

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top