Connect with us

Përshtati banesën për pr*stitucion, arrestohet 61-vjeçari

Latest

Përshtati banesën për pr*stitucion, arrestohet 61-vjeçari

Fier | Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Çarli”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të pr*stitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për pr*stitucion.

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat p*nale “Shfrytëzimi i pros*itucionit” dhe “Përshtatja e ambienteve për pro*titucion”, me precedent të mëparshëm p*nal.

Procedohen pe*alisht në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë policore se një shtetas shfrytëzonte një shtetase, për p*ostit*cion, në banesën e tij, në lagjen “Apollonia”, Fier, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara, pas disa ditësh vëzhgim, u finalizua operacioni policor i koduar “Çarli”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat p*nale “Shfrytëzimi i pros*itucionit” dhe “Përshtatja e ambienteve për pros*itucion”, shtetasi A. M., 61 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën p*nale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjithashtu u proceduan pen*lisht për veprën p*nale “Ushtrimi i pros*itucionit”, një shtetase 35 vjeçe dhe shtetasi F. Xh., të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e banesës së shtetasit A. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

Facebook

Popular

To Top