fbpx
Connect with us

Perisic: Interi do të arrijë në të tetën e finales

Sport

Perisic: Interi do të arrijë në të tetën e finales

Perisic: Interi do të arrijë në të tetën e finales

Anësori i Interit, Ivan Perisic, është i bindur se skuadra e tij do të kualifikohet në fazat e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve këtë sezon.Nerazzurrët nuk dolën nga grupi në edicionin e kaluar, ndërsa në ndeshjen hapëse të këtij sezoni ndaj Borussia Monchengladbachut, luajtën baras (2-2) Perisic, i cili e fitoi trofeun sa ishte i huazuar te Bayern Munichu, ka thënë se zikaltrit kanë një rrugë të gjatë përpara në këtë garë.

“Patëm shumë raste. Por, ia dolëm të marrim vetëm një pikë. Rruga është e gjatë dhe jam i bindur se do të arrijmë në 1/8 e finales”, është shprehur kroati për SportMediaset.Perisic ka luajtur në pesë ndeshje me Interin në të gjitha garat këtë sezon duke kontribuuar me dy asistime

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top