fbpx
Connect with us

Pendarovski: Minishengeni Ballkanik duhet të jetë i plotë, ndryshe nuk funksionon

Maqedoni

Pendarovski: Minishengeni Ballkanik duhet të jetë i plotë, ndryshe nuk funksionon

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë fjalimi të fundvitit tha se Minishengeni Ballkanik që po shqyrtohet kohëve të fundit, duhet të jetë një Minishengen i plotë nga të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo i cunguar me vetëm tre vende, ndryshe nuk funksionon. Ai hodhi poshtë edhe teoritë e fundit që dëgjohen në media si Jugosllavia e Re apo Shqipëria e Madhe. Këto slogane, sipas Pendarovskit, i përkasin shekullit të kaluar dhe duhet të çohen në histori.

Minishengeni Ballkanik duhet të përbëhet nga të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm nga tri. Minishengeni që të jetë funksional duhet të jetë i plot, ndryshe nuk funksionon. Me këtë aleancë nuk kemi të bëjmë as me Jugosllavinë e madhe dhe as me Shqipërinë e madhe, kanë kaluar ideologjitë e vjetra të shekullit të kaluar, këto duhet t’i arkivojmë. Minishengeni na duhet për të përmirësuar jetët tona në Ballkan dhe për të shuar përfundimit konfliktet në rajon- tha Pendarovski.

Loading…

More in Maqedoni

Te fundit

Facebook

Populare

To Top