fbpx
Connect with us

Pedagogu shqiptar tregon se shoqes së tij i kërkuan të bëjë marrëdhënie mbajtur vendin e punës në institucionin shtetëror

tjera

Pedagogu shqiptar tregon se shoqes së tij i kërkuan të bëjë marrëdhënie mbajtur vendin e punës në institucionin shtetëror

Pedagogu shqiptar tregon se shoqes së tij i kërkuan të bëjë marrëdhënie mbajtur vendin e punës në institucionin shtetëror

Një pedagog i Universitetit të Prishtinës ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale se si një vajze të re i kanë kërkuar të bëjë marrëdhënie, nëse donte të mbante vendin e punës.

Pedagogu Ardian Gola shkruan se vajza në fjalë punon në një institucion shtetëror.

Po ashtu në postimin e tij ai shkruan se në institucionin në fjalë ka vajza që kanë kryer marrëdhënie pa dëshirë, për të mbajtur vendin e punës.

Ndër të tjera në postimin e tij ai shkruan se këta njerëz që kërkojnë favore të tilla janë kategoria më e fëlliqur në rruzullin tokësor.

Postimi i plotë:

Sot një shoqe me rrëfeu se si vazhdimi i kontratës se punës në një institucion publik, pas një periudhe gjoja testuese, i kushtëzohej me marrëdhënie s*ksuale. Njeriu i cili i kishte ndihmuar të punësohej, e i cili aksidentalisht është ne pushtet, sepse ne rrethana normale pozita meritore e tij nuk do te shkonte përtej çobanit, fillon e bëhet gjithnjë e me eksplicit në kushtëzimin seksual të vazhdimit të kontratës. Më tregonte se si disa femra tashmë janë pajtuar me këtë fat. Ato ofrojnë favore s*ksuale për njerëzit e pushtetit, qoftë për mbijetesë, qoftë për një jete me lluksoze. Me fjale tjera, pushtetarët, kuptohet jo të gjithë, janë të përfshirë në pr*stitucion modern. Për “bosat” e sektorit privat, mos te flasim. M’lejoni t’jem aspak politikisht korrekt për këtë kategori njerëzish: jeni kategoria më e flliqtë n’rruzullin tokësor. Po t’kisha mundesinë, kisha me ua pre atë luc t’zhyllavte, e kisha me ua rras n’atë goje, po ashtu t’gubavtë! Flliqësira! U turpërofshi!”

Continue Reading
You may also like...

More in tjera

To Top