fbpx
Connect with us

Ori Nebijajt i vjen në ‘majë të hundës’: Shkarravina që shkaktojnë dhimbje veshësh e sysh, bëjnë si moderatore me emisione shterpë

tjera

Ori Nebijajt i vjen në ‘majë të hundës’: Shkarravina që shkaktojnë dhimbje veshësh e sysh, bëjnë si moderatore me emisione shterpë

TIRANË– Moderatorja Oriela Nebijaj është zhgënjyer nga disa moderator, që për të janë veç njerëz që japin dhimbje veshësh e sysh. Në një status në rrjetet sociale, Nebijaj, shkruan se e ka tmerr ta kalojë të dielën në shtëpi, vetëm se shikon këto moderatoret, që për të janë shkarravina.

Statusi:

“Pupupupu, e diela në shtëpi përfundimisht është një torturë nëse bën ‘zapping’ në TV. Ca emisione shterpë dhe tallava e ka shkarravina që bëjnë si moderatore por që shkaktojnë dhimbje sysh e veshesh. Ndjesë për mllefin e sinqertë por i ka jeta dhe këto,”- shkruan Nebijaj, pa përmendur asnjë emër, por që ne jemi përballë veç dy alternativave.

Programet e TV Klan dhe ato të Top-Channel, ku transmetohet edhe vetë emisoni i Nebiajt, “Wake Up”. Duke qenë se TV Klan, të dielave nuk ka asnjë ‘moderatore’, pasi të gjithë pasditen e zë Ardit Gjebrea, na ngelet të mendojmë se prezantuesja e mëngjesit, bezdiset nga koleget e saj të pasdites në Top-Channel.

“E diell”, është programi i ndarë në shumë pjesë, që moderohet nga shumë moderatorë, kryesisht vajza, përmednim këtu: Nevina Shtylla, Alesia Bami, Fjoralba Ponari, Zaimina Vasjari, Eranda Libohova, Megi Pojani.

Ta ketë vallë me prurjet e reja të televizionit ku punon vetë ajo?

Continue Reading
You may also like...

More in tjera

Te fundit

Facebook

Populare

To Top