fbpx
Connect with us

Ohër, mbeturinat “bllokojnë” sistemin kolektor

Maqedoni

Ohër, mbeturinat “bllokojnë” sistemin kolektor

Lecka, lëvozhga pemësh, mbeturina ndërtimore, gurë dhe lloje tjera të mbeturinave me vite kanë vështirësuar funksionimin normal të sistemit kolektor, por edhe të kanalizimit fekal të Ohrit dhe Strugës. Për këtë, pengesat me sistemin janë të mëdha. Fillimi i riparimit të kolektorit për mbrojtjen e liqenit të Ohrit në sipërfaqe ka nxjerrë problemet, për shkak të të cilave sistemi në fjalë nuk ishte në funksion.

Pjesa më e madhe janë rrënjë dhe si pasojë më pas grumbullohen mbeturina tjera, të cilat bllokojnë gypat dhe kanalizim fekal. Në pjesën më të madhe ka lecka, dru, urë e tjerë”-tha Igor Atanasovski, përfaqësues i kompanisë realizuese.

Për shkak të këtyre problemeve, vitet e shkuar, sasi të mëdha të fekaleve përfundon drejtpërdrejtë në ujërat e lumit Drini i Zi dhe në liqen.

Ka shumë rrënjë që kanë depërtuar në nyjat e gypave sepse nuk janë bërë si duhet prej në fillim kur janë vendosur, të cilat e vështirësojnë dhe pengojnë funksionimin e gypit të kolektorit. Për këtë ka pasur derdhje të fekaleve në liqenin e Ohrit”-pohoi Vlladimir Aleksiski- drejtor i ndërmarrjes publike “Kolektor”.

Stacionet e pompimit tashmë janë pastruar ndërsa vijon ndërrimi i një pjese të tyre. Aleksiski thotë që planifikon në periudhën e ardhshme të mbajnë ligjërata edukative për punonjësit e hotelierisë dhe qytetarët, për ta sqaruar nevojën për mirëmbajtjen e këtij sistemi. Riparimi do të zgjasë deri në muajin maj ndërsa do të kushtoj më shumë se 4,2 milionë euro.

Miki Trajkovski

Loading…

More in Maqedoni

Te fundit

Facebook

Populare

To Top