Connect with us

“Nuk i mjaftoi përplasja, por u kthye dhe…”, trondit me deklaratën pedadogia e njohur dhe njëkohësisht e afërmja e 7-vjeçares: Po fshihen detaje!

Latest

“Nuk i mjaftoi përplasja, por u kthye dhe…”, trondit me deklaratën pedadogia e njohur dhe njëkohësisht e afërmja e 7-vjeçares: Po fshihen detaje!

Një deklaratë e re ka dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua pak ditë më parë në Himarë, ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada Avdia nga skafi që drejtohej nga ish-polici Arkan Tase.

Ilirjana Kuçana, pedagoge, e afërme e 7-vjeçares deklaroi për Euroneës, se policia ka fshehur detaje shumë të rënda nga tragjedia.

Kuçana u shpreh se familja Avdia do t’i drejtohet ambasadës britanike për të depozituar provat, në mënyrë që Britania të vendosë drejtësi për shtetasit e vet, duke qenë se e mitura kishte nënshtetësi angleze.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk i ka mjaftuar përplasja një herë, por është kthyer dhe ka xhiruar helikat e skafit. Një veprim i tillë vetëm në efektin e lëndëve narkotike mund të ndodhë. Kam shumë informacione, por s’mund të flas, pasi ja kemi lënë drejtësisë. Akuza e ngritur nga policia e shtetit është e turpshme”, tha Kurçana.

Ajo tha se do të depozitohen në prokurori video me fakte shumë të rënda, për të cilat ka shumë dëshmitarë.

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

To Top