Connect with us

Njihuni me shoferin më të papërgjegjshëm në Tiranë(Video)

Latest

Njihuni me shoferin më të papërgjegjshëm në Tiranë(Video)

Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur me 30 000 lekë një shofer në Tiranë pasi u konstatua se i kishte dhënë drejtimin e makinës një fëmijë.

Fillimisht videoja është shpërndarë në rrjetet sociale, por më pas policia ka zbuluar pronarin e makinës duke bërë edhe shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit për të kryer procedurat,

Krahas gjobës atij i është pezulluar edhe leja e drejtimit për 30 ditë

Njoftimi i plotë

Tiranë

Në kuadër të masave të marra nga Policia Rrugore e Tiranës për drejtuesit e mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit, nëpërmjet rrjeteve sociale, është publikuar video e mjetit marka Mercedes Benz, ku drejtuesi i mjetit është konstatuar duke lejuar drejtimin e mjetit një fëmije nën moshën 18 vjeç.

Falë punës intensive të mirë organizuar u bë e mundur gjetja e mjetit së bashku me drejtuesin e mjetit shtetasi me iniciale A.L

Për kundërvajtjen e kryer ndaj mjetit u vendos masa administrative referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar ;

neni 114 paragrafi 4 dhe 115 paragrafi 1 pika 10.

Gjobë me vlerë 30000 (tridhjetë mijë) lekë

Pezullim i lejes së drejtimit për 12 muaj. Ndalim administrativ mjeti 30 (tridhjetë) ditë.

Policia Rrugore e Tiranës falenderon qytetarët për denoncimin dhe bashkëpunimin.

Ju jeni shumë të rëndësishëm në punën tonë për evidentimin e shkeljeve rrugore. Kërkojme mbështetjen tuaj për denoncimin e cdo rasti dhe reagimi jonë do të jetë i menjëhershëm!

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

Facebook

Popular

To Top