fbpx
Connect with us

Nikollovski: Shumicë prej dy të tretave për rikthimin e emrit

Maqedoni

Nikollovski: Shumicë prej dy të tretave për rikthimin e emrit

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Aleksandar Nikollovski në edicionin e sotëm të emisionin 360 gradë në Alsat tha se Marrëveshja e Prespës është realitet, por që sipas tij  askush nuk mundet të kërkoj nga VMRO-DPMNE-ja zbatimine së njëjtës. Nikollovski theksoi se kjo çështje mund të zgjidhet në dy mënyra:

“Do të mundohemi që në të ardhmen të zbusim pasojat, ka dy mënyra për ta bërë këtë, e para është të fitojmë një shumicë prej dy të tretave në këto zgjedhje, në mënyrë që të arrijmë kushtin për të ndryshuar Kushtetutën dhe të rikthejmë emrin e vjetër. Nëse qytetarët nuk na japin mbështetjen e duhur, atëherë do të duhet të bëjmë një seri reformash të shpejta, ta vendosim Maqedoninë në një trajektore të shpejtë, të përpiqemi të bëhemi anëtare e BE-së shumë shpejtë, dhe pasi të vendosemi në të njëjtën tryezë me Greqinë, do  të përpiqemi të ndryshojmë gjërat”-tha Nikollovski.

Loading…

More in Maqedoni

Te fundit

Facebook

Populare

To Top