fbpx
Connect with us

Nga intervista me Arkanin, Eurovisioni deri te aksidenti i rëndë – ky ishte rrëfimi i fundit i Violeta Rexhepagiqit për jetën e saj

Magazin

Nga intervista me Arkanin, Eurovisioni deri te aksidenti i rëndë – ky ishte rrëfimi i fundit i Violeta Rexhepagiqit për jetën e saj

Sot ka ndërruar jetë këngëtarja dhe njëra nga gazetaret e njohura të Kosovës, Violeta Rexhepagiqi.

Rexhepagiqi do të mbahet mend për kontributin e madh që e ka dhënë në fushën e gazetarisë dhe informimit te populli shqiptar gjatë kohës së Jugosllavisë.

Violeta me vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve ’90 ishte korrespodente në TV Sky News.

Në intervistën e fundit që Violeta Rexhepagiqi e kishte dhënë në vitin 2013-të kishte treguar edhe përvojat më të rëndësishme të saj në gazetari.

Pas vendosjes së masave të dhunshme në RTP , ajo kishte filluar punë në disa televizione të huaja derisa kishte udhëtuar drejt Irakut dhe kishte raportuar nga vatrat e luftës.

“Me telefon i raportoja se çka ka çka po ndodhë këtu, një shokut tim korrespodent i BBC’së, kështu që Anglia ka pas informata të sigurta se çka po ndodhë, ai pastaj materialin ja jep televizioneve amerikane”, kishte deklaruar ajo.

Violeta Rexhepagiqi ka treguar se gjatë luftës në Kroaci në Erdut kishte intervistuar kriminelin serb Arkan.

Paramendo kur takoheni me një kriminel edhe sdini si me reagu në moment të parë…”, rrëfehet ajo derisa tregon ditën kur ka intervistuar Arkanin.

“Aty tha se me Kosovën do të ndeshemi në fund, Kosova do të ketë luftë kurdo, në atë kohë ishte lufta në Kroaci”, thotë tutje.

Pas luf.tës në Kosovë, Violeta ishte ftuar në Hagë për të dëshmuar kundër tij.

Ajo pësoi një aksi.dent të tmerrshëm që mori jetën e shokut të saj, derisa e la atë me pasoja të mëdha.

Për dy vite e gjysmë ishte e paralizuar dhe nuk kishte mundur që të fliste./GazetaExpress/

Dëgjoni rrëfimin e plotë:

Continue Reading
You may also like...

More in Magazin

Te fundit

Facebook

Populare

To Top