fbpx
Connect with us

Nëna nuk mban lotët në emision, Kam dy djem, por doktorët nuk më japin shpresë për asnjërin

tjera

Nëna nuk mban lotët në emision, Kam dy djem, por doktorët nuk më japin shpresë për asnjërin

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi rekl.amat(Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Diana Plaku, një nënë 26-vjeçare me dy fëmijë të sëmurë rëndë është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku ka folur për vështirësitë dhe të papriturat që jeta i ka sjellë.

Dy djemtë e saj janë të sëmurë, i madhi me Antrofi Cerebrale, ku i është tkurur truri, nuk flet, nuk reagon dhe nuk lëviz dot. Ndërsa djali i vogël është me sindromën Down dhe epilepsi. Mjekët nuk i kanë dhënë shpresë për asnjë fëmijë.

Diana Plaku: Pas 4 vitesh nga ardhja e Ismailit, erdhi në jetë djali i dytë Eliseo që tani është 4 vjeç. E dinim që ishte gocë, por më pas doli djalë. Unë kisha një lindje çezariane dhe nuk e mora vesh që Eliseo ishte me sindromën Down. Ai ka dhe epilepsi.

Pas një jave që kam dalë në spital, ai u sëmur shumë rëndë, qëndroi një muaj në spital, nuk dilte dot jashtë. Pas dy javësh, doktorët e operuan sepse i fryheshe barku. Ka jetuar dy vite me aparat në bark për jashtëqitjen. Tani e kemi operuar prap që e çuan në vend.

Mirela Milori: 8 vite të vështira për ty, si ja ke bërë?

Diana Plaku: Se di as vetë, kanë kaluar vitet duke iu përkushtuar atyre.

Mirela Milori: Ti nuk punon qëndron në shtëpi, a ke ndonjë ndihmë?

Diana Plaku: Bashkëshorti më ndihmon me fëmijët, por nuk është në punë.

Mirela Milori: Keni marrë ndonjë ndihmë për këtë situatë që është familja juaj?

Diana Plaku: Vetëm 200 mijë lekë të vjetra si kujdestarë të fëmijëve. Asnjë ndihmë tjetër sociale.

Mirela Milori: Çfarë të mërzit më shumë në këtë histori, që të mbyll çdo gjë.

Diana Plaku: Kushtet e jeteses. Edhe për Eliseon mjekët na i kanë prerë shpresat.

Continue Reading
You may also like...

More in tjera

To Top