fbpx
Connect with us

Ndeshja me Kosovën, trajneri i Greqisë: Do ta kemi më të lehtë se me Moldavinë

Sport

Ndeshja me Kosovën, trajneri i Greqisë: Do ta kemi më të lehtë se me Moldavinë

Ndeshja me Kosovën, trajneri i Greqisë: Do ta kemi më të lehtë se me Moldavin

Trajneri i Greqisë, John van’t Schip sot ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes kundër Kosovës që luhet nesër.Holandezi tha se kundër Kosovës do të jetë më lehtë se kundër Moldavisë.Kjo pasi sipas tij “Dardanët” luajnë futboll më të hapur dhe kanë më shumë hapësira në mbrojtje.

“Kosova janë një skuadër që luan futboll me topin, ndërsa Moldavia vetëm mbroheshin. Kosova mbajnë mirë topin dhe ne duhet të përgatitemi për këtë gjë, duhet të mbrohemi mirë kundër tyre. Në anën ofensive do jetë shumë më lehtë pasi kundër Moldavisë nuk kishim hapësira të mëdha shënimi sepse të gjithë luanin në mbrojtje, Kosova luan futboll të hapur dhe është më e lehtë të depërtosh në mbrojtjen e tyre”, tha ai.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top