Connect with us

Moti bën kthesën e madhe, meteorologët paralajmërojnë destabilizim të kushteve atmosferike, ja si do nis java tjetër

Latest

Moti bën kthesën e madhe, meteorologët paralajmërojnë destabilizim të kushteve atmosferike, ja si do nis java tjetër

Edhe sot në tërë rajonin tonë është mot krejtësisht stabil, me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa nga nesër do të fillojnë jo-stabilitetet e izoluara atmosferike përderisa fillon edhe ulja e lehtë e temperaturave fillimisht në Kosovë, pastaj edhe në pjesët tjera të rajonit.

E hëna na sjellë mot ende të nxehtë, ndërsa priten rrebeshe në Shqipëri. Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin, pra përderisa një rajon përfiton rrebesh të fuqishëm shiu, rajone tjera mbesin pa reshje ose me riga simbolike.

Nga e marta pritet fuqizim i veprimit ciklonik në rajon duke sjell rrebeshe lokalisht të fuqishme dhe më të përhapura. Temperaturat shënojnë ulje të mëtutjeshme, pra na pret mot shumë i këndshëm në aspektin termik dhe me stuhi lokale afatshkurtra.

Rrebeshe të herëpashershme afatshkurtra priten edhe në viset bregdetare me ulje të lehta të temperaturave, por priten edhe intervale të gjata me mot stabil dhe me diell.

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

To Top