fbpx
Connect with us

Mjeku shqiptar në Gjermani tregon se kur do të jetë fundi i Koronavirusit, ja çka thotë ai

Lajme

Mjeku shqiptar në Gjermani tregon se kur do të jetë fundi i Koronavirusit, ja çka thotë ai

Mjeku shqiptar internist kardiolog në Berlin, Ardian Mustafai, i cili njëherit është edhe nënkryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, në një intervistë për Front Online ka deklaruar se vaksina ndaj virusit Covid 19 mund të zbulohet në vitin 2021.

Ai ka thënë se me lehtësimin e masave të ndërmarra nga shteti gjerman, mjekët e këtij vendi ende vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie për një valë të dytë të mundshme.

Mustafai për Front Online ka treguar se personat e infektuar me Coronavirus, janë të moshës së shtyrë, të cilët kanë edhe sëmundje përcjellëse.

Ata paraprakisht kanë pasur edhe sëmundje të ndryshme, sëmundje të zemrës, mushkërive, kanë qenë të prekur edhe me k ancer’, tha Mustafai.

Me fillimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 në Gjermani, sensibilizimi i qytetarëve të këtij shteti, sipas Mustafait, ka qenë prioritet i institucioneve shëndetësore.

Si u zbulua rasti i parë me Covid-19 në Gjermani? Tregon mjeku shqiptar

Kardiologu shqiptar në Gjermani Ardian Mustafai ka thënë për Front Online se rasti i parë me Coronavirus në këtë shtet është detektuar në janar të vitit 2020.

Në djalë i moshës së re që kishte pasur kontakt me një shtetase kineze, ishte rasti kur shteti gjerman filloi me implementimin e masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.

Për të parën herë në janar të këtij viti, është detektuar te një djalë i moshës së re i cili kishte pasur kontakt me një shtetase kineze këtu në Gjermani.

Mjeku shqiptar i cili njëherësh mban edhe pozitën e nënkryetarit të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, ka thënë për Front Online se në bazë të raportimeve që bëhen në këtë shoqatë, deri më tani posedojnë informacione të sakta për 5 shqiptarë të infektuar me Covid-19.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajme

Te fundit

Facebook

Populare

To Top