fbpx
Connect with us

“Më pëlqen ky djalë” Bebe Rexha flet për të dashurin: Mendoj se është i duhuri

Sport

“Më pëlqen ky djalë” Bebe Rexha flet për të dashurin: Mendoj se është i duhuri

“Më pëlqen ky djalë” Bebe Rexha flet për të dashurin: Mendoj se është i duhuri

Ajo ka deklaruar se ndihet shumë e lumtur dhe se Keyan mund të jetë i duhuri për martesë.SHBA- Këngëtarja Bebe Rexha në një intervistë për “Entertainment Tonight” ka folur për të dashurin e saj të ri Keyan Safyari. Këngëtarja me origjinë shqiptare u lidh me producentin e filmave në fillim të këtij viti, ku është shprehur se edhe kohën e karantinës e ka kaluar me të. Ajo ka deklaruar se ndihet shumë e lumtur dhe se Keyan mund të jetë i duhuri për martesë.

“Më pëlqen ky djalë. Unë mendoj se ky është i duhuri. Ai është një njeri shumë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, kujdeset për mua, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë. Ai është thjesht një person i mahnitshëm dhe më bën të lumtur! Thjesht ndjej se është i duhuri. Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës. Unë kam një njeri shumë të mrekullueshëm në jetën time tani dhe ai është kaq i mahnitshëm. Unë jam shumë mirënjohëse për të dhe thjesht po shijoj jetën time dhe do të shoh se ku do më çojë“ deklasoi Bebe.

Ky është i dashuri i parë për të cilin Bebe flet hapur në publik edhe pse në rrjete sociale nuk poston asnjë foto ose dedikim. Ndërkohë që në Mars për datëlindjen e tij, këngëtarja i dhuroi një makinë tip ‘Ferrari’.“Përderisa nuk kam një unazë në gishtin tim, ju nuk do të keni një postim në rrjete sociale, dhe kjo është e vërteta!”,shtoi ajo.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top