fbpx
Connect with us

Karaxhoski: Për momentin nuk mendojmë për orë policore, apelojmë për respektim të masave ekzistuese

Lajme

Karaxhoski: Për momentin nuk mendojmë për orë policore, apelojmë për respektim të masave ekzistuese

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, nuk përjashton mundësin që numri i të infektuarve të shkoj deri në 1000 në ditë në rast se nuk respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.

Ndërkohë që u shpreh i prerë se për momentin pavarësisht rritjes së numrave të të infektuarve, nuk mendohet për orë policore, si masë kundër përhapjes së koronavirusit. Karaxhoski me apel, që të shmangen grumbullimet e njerëzve, të mbahet distancë, maska gjithsesi dhe dezinfektimi i duarve.

“Disa ngjarje që kanë ndodhur kohëve të fundit si, ahengje, koncerte dhe të tjera. Që nënkupton mos-respektim të masave ka sjell deri tek kjo gjendje. E vetmja formë për të shmangur këtë situatë është ajo që ne në kontinuitet kemi kërkuar: të mbahet distancë, maskë dhe dezinfektim, por kjo në masë të madhe nuk është zbatuar.

Orë policore kemi vetëm në Francë, në asnjë shtet tjetër evropian, ne për momentin nuk po mendojmë për një gjë të tillë. Ju lutem në rast se nuk i ndihmojmë vetvetes, atëherë nuk mund të na ndihmoj askush, as 500 mjekë e motra medicinale. Kërkojmë nga ju që të respektoni masat, sepse mosrespektimi ka me e rrit numrin e pacienteve me këtë do të rëndohet edhe kapaciteti i spitaleve dhe ekipeve mjekësore. Mund të propozojmë edhe 10 masat të tjera, por presim edhe këto 2-3 ditë, në rast se gjendja nuk përmirësohet, atëherë do të shohim edhe për masa të tjera.

Për momentin nuk mendojmë për orë policore”, deklaroi Zharko Karaxhoski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajme

Te fundit

Facebook

Populare

To Top