fbpx
Connect with us

“Më mirë të humbasësh 7-2 sesa 3-2”, Klop surprizon me deklaratën para derbit

Sport

“Më mirë të humbasësh 7-2 sesa 3-2”, Klop surprizon me deklaratën para derbit

“Në disa aspekte, më pëlqen më shumë që humbëm me këtë rezultat, sesa të kishim humbur 3-2”, tha trajneri gjerman gjatë një interviste për “Talksport”.

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, ka paralajmëruar për ndryshime në skuadër pas humbjes turpëruese 7- 2 ndaj Aston Vilës. Kampionët e Anglisë do të luajnë këtë të shtunë derbin e shumëpritur kundër Evertonit, që ka bërë një start perfekt të sezonit.“Në disa aspekte, më pëlqen më shumë që humbëm me këtë rezultat, sesa të kishim humbur 3-2”, tha trajneri gjerman gjatë një interviste për “Talksport”. “Mund të kishim humbur 3-2 atë natë, pastaj djemtë do të shkonin në shtëpi, në kombëtaret e tyre, ne do të bënim analizën edhe kaq. Por pas një humbjeje të tillë, unë nuk doja të bëja analiza.

I lashë djemtë që të shkonin pa mendime në kombëtare dhe i kam shkruar gjërat për t’ua thënë më vonë”.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top