fbpx
Connect with us

Mbyllet derbi në Serie A: Roma lëshoi nga duart triumfin ndaj Juventusit

Lajme

Mbyllet derbi në Serie A: Roma lëshoi nga duart triumfin ndaj Juventusit

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi rekl.amat(Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Roma dhe Juventusi i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së dytë në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Giallorossët e filluan mjaftë mirë takimin, duke kaluar në epërsi me anë të Jordan Veretout që shënoi nga penalltia në minutën e 31-të.

Por, Zonja e Vjetër nuk e lejoi edhe shumë gjatë Romën t’i gëzohej epërsisë, duke i barazuar shifrat në 1-1 me anë të Cristiano Ronaldos që po ashtu shënoi nga penalltia.

Para se të përfundonte pjesa e parë, lojtarët e Paulo Fonsecas arritën të rikthenin epërsinë në 2-1, me Veretout (45+1’) që ishte golashënues përsëri.

Në të dytën, Juventusi e filloi edhe më keq, duke mbetur me një lojtar më pak një fushë.

Adrien Rabiot pranoi kartonin e dytë të verdhë në minutën e 62-të, për t’u përshëndetur me herët me takimin.

Mirëpo, pesë herë fituesi i Topit të Artë shtatë minuta më vonë arriti që përsëri arriti t’i barazonte shifrat në 2-2.

Deri në fund, mysafirët kishin disa shanse të mira për gol, por nuk i konkretizuan ato.

Pas javës së dytë, Juventusi gjendet në vendin e pestë me katër pikë, ndërsa Roma në të 13-in me një sosh.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajme

Te fundit

Facebook

Populare

To Top