fbpx
Connect with us

Manja dhe Bushati harrojnë “tërmetin”, nisin rivalitetin në volejboll

Magazin

Manja dhe Bushati harrojnë “tërmetin”, nisin rivalitetin në volejboll

Tërmeti i 26 nëntorit mori vëmendjen e gjith

Tërmeti i 26 nëntorit mori vëmendjen e gjithë qytetarëve, ndërsa e gjithë qeveria përfshi edhe deputetët që e mbështesin zbritën në zonat e prekura më shumë për t’u ardhur në ndihmë familjeve dhe personave më të dëmtuar. Por, tashmë kur kanë kaluar afro 20 ditë nga nata tragjike që u mori jetën 51 personave, duket se situata e pazakonshme në Durrës, Tiranë e Lezhë është bërë normale dhe kjo u ka dhënë mundësi qeveritarëve dhe deputetëve që t’u kthehen edhe ata aktivitetit të tyre normal. Kështu, veç angazhimit në komisionet parlamentare, deputetët socialistë nuk harrojnë të merren edhe me aktivitete të ndryshme sportive, jo vetëm për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të krijuar një frymë grupi mes socialistëve të Tiranës. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputeti tjetër socialist, Ervin Bushati kanë krijuar dy ekipe në volejboll, që përfaqësojnë përkatësisht Laprakën dhe Njësinë 8, të cilat këtë javë kanë zhvilluar edhe një ndeshje. Nuk dihet se cili prej ekipeve e fitoi ndeshjen, por nga fotot që ata publikuan në media duket se janë ndarë në “paqe”.





*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht

More in Magazin

Te fundit

Facebook

Populare

To Top