fbpx
Connect with us

Man Utd i del gjumi në fund, e shkatërron Newcastle

Sport

Man Utd i del gjumi në fund, e shkatërron Newcastle

Manchester United merr fitore të vështirë në udhëtim kundër Newcastle.

Në ndeshjen e luajtur në udhëtim kundër Newcastle United, Manchester Utd kanë shënuar fitore me rezultatin 1:4.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 2 minutave, kur Luke Shaw shënoi një auto-gol.

‘Djajtë e kuq’ reaguan me anë të Harry Maguire, kur në minutën e 23’ shënuan për 1:1.

United patën mundësinë të kalonin në epërsi në minutën e 58’, por Bruno Fernandes gaboi nga pika e bardhë.

Por, nga fytyra tragjike, Fernandes u kthye në hero në minutën e 86’ kur pas asistimit të Rashford dërgoi topin në rrjetë për 1:2. Fitoren e vulos Wan Bissaka, në minutën e 90+1 për 1:3, kurse vulën e rezultatit vendosi goli i Marcus Rashford, në minutën e 97′.

Golat Bruno Fernandes dhe ai i Wan Bissaka e Rashford i dhanë tri pikë Unitedit, për ta çuar skuadrën në gjashtë pikë pas katër ndeshjeve.

Newcastle në anën tjetër mbetet me shtatë pikë.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top