fbpx
Connect with us

“Lukaku si tren, Ibra luan me cigare në gojë”, Vieri: Konte të çante b***** kur ishte kapiten, Piolit i duhej kohë

Sport

“Lukaku si tren, Ibra luan me cigare në gojë”, Vieri: Konte të çante b***** kur ishte kapiten, Piolit i duhej kohë

Kristian Vieri, keni luajtur ndonjëherë në një stadium bosh?

Në karrierë numëron 13 “derbe të Madoninës” të luajtura, të gjitha me Interin. Ish-sulmuesi, autor i dy golave kundër asaj skuadre ku luajti për gjashtë muaj (nga vera 2005 në janarin 2006) ka folur në një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport” për sfidën e programuar për ditën e nesërme në 18:00.Kristian Vieri, keni luajtur ndonjëherë në një stadium bosh?Për fat të mirë, asnjëherë: me siguri nota që do të merrja do të ishte mes 3 dhe 4. Unë një derb kaq të çuditshëm, kaq të kushtëzuar nga faktorë të jashtëm, nuk e kujtoj.Ka të drejtë Mançini kur thotë që një pjesë e tifozëve duhet të kthehet në stadium?

Nuk besoj e mendon vetëm ai, dalëngadalë dhe në mënyrën e duhur, mund të bëhet.Një derb në javën e katërt të kampionatit mund të influencojë një sezon?Bukur, më pëlqen dhe më bën të kujtoj debutimin tim me Atletikon e Madridit kundër Realit. Pyetjes i përgjigjem: Jo, zero.Inter-Milan mund të sintetizohet edhe kështu: eksperiencë kundër rinisë. Çfarë mund të peshojë më shumë?Nevojitet pak nga të dyja dhe të dyja skuadrat në të vërtetë i përziejnë. Tek Interi lojtarë si Naingolan dhe Vidal do të bëjnë mirë, por është shtuar edhe freskia e Hakimit. Milani është i ri, por ka një numër një, “plakushin” Ibra: përsëris, do të shënojë më shumë se 20 gola.

Si sulmues: më mirë krosimi i Hakimit apo Teo Hernandezit?Shumë të fortë të dy, fotografia e cilësisë që po rikthehet edhe tek Interi dhe Milani, jo vetëm nëkrahë.Megjithatë, Hakimi në këtë moment është anësori më i mirë në botë: marramendës.Si trajner i ardhshëm (ndoshta…) për një ndeshje direkte vendosni në portë Handanoviçin apo Donarumën?Bëj dy bileta, shkruaj emrin e tyre, lidh sytë dhe kap njërën. Këdo që zgjedh, mirë: gjithsesi nuk gaboj.

LUKAKU IBRA Si mbrojtës (që nuk keni qenë kurrë), do të kishit më frikë nga Lukaku apo Ibrahimoviç?Nuk do të flija megjithatë i qetë. Lukaku është “Unstoppable”(i pandalshëm), një forcë e natyrës. I jep 50 metra fushë dhe ai të sulmon, me topin në këmbë mbrojtësi nuk arrin ta paraprijë asnjëherë. Ibrahimoviç është eksperienca që nuk ka të barabartë dhe përmban gjithçka: teknikë, vizion loje, golat e tij, shërbimet për gol dhe përmirësimi i skuadrës, sepse rrit nivelin e cilësisë të të gjithëve.
Lukaku goli

Çfarë shikoni nga vetja te Lukaku?Të majtën dhe kilet, por ai është edhe më i madh se unë… Dhe si luan për skuadrën, më ndodh që ta shikoj dhe të them: “Ah, atë lëvizje do ta kisha bërë edhe unë ashtu”, mbi të gjitha kur kërkon kombinimin 1-2 për të asistuar të tjerët. Për këtë ai dhe Lautaro janë perfektë, së bashku.
Ibrahimovic-Bologna

Ibrahimoviç do të luajë derbin pas më shumë se dy javësh izolimi prej “COVID”-it. Një disavantazh?Do ta ketë “thyer” tapetin rrotullues çdo ditë… Dikush që thotë se “COVID” pati një ide të keqe kur e sfidoi, psikologjisht është më i forti i të gjithëve, derbin e luan me cigare në gojë, më besoni.E keni menduar se Konte do të ishte larguar nga Interi?Jo, e megjithatë do të kishte qenë një gabim i madh. Antonio është dikush që kërkon shumë, por jep shumë: të paktë dinë të ndryshojnë skuadrën brenda pak muajve si ai. Dhe tani ka Interin për të fituar një kampionat, me siguri do t’i luajë shanset.

Por kur ishte kapiteni juaj, “bombardonte” kaq shumë?Me apo pa shirit, nga prapa të çante b… Dëgjoje vazhdimisht: “Shko, shko, avanco për presing, shko kapi”. E dëgjoni në TV? Në këtë nuk ka ndryshuar asnjë presje.Kur e parashikoni shfryrjen e radhës?
Antonio është i tillë, nëse e merr, e di kë po merr: nëse dëshiron një kukull zgjedh një kukull, dhe dihet kush janë; nëse do Murinjon apo Konten, i merr, e di që do të kesh një trajner me personalitet, por nuk duhet të mrekullohesh nëse ndonjëherë shpërthen. Kur merrje Vierin ishte e njëjta gjë: e dije që nuk do të qëndroja i heshtur.

Ky Milan, i perceptuar më parë, lindi më 21 korrik: jo Rangnikut, po Piolit. Ishte zgjedhja e duhur?Zgjedhje të gabuar pati një më përpara: biseda me një tjetër trajner pa e diskutuar me drejtuesit e tu, Maldini dhe Boban. Dhe koha tregoi që Paolo është një person i qartë, me të nuk ka kurrë keqkuptime dhe që di të punojë. Ka blerë dhe ka shitur mirë. Pioli ishte afruar në një moment jo të lehtë dhe meqenëse gjërat nuk ndryshojnë nga njëri moment në tjetrin dhe ai i ndryshoi, e stërmeritoi konfirmimin.

Cilësia e tij më e mirë?Shihet edhe nga jashtë: ka një raport të mirë me lojtarët e tij. Milani vjen në derbi në krye të klasifikimit, por skeptikët thonë: Nuk është përballur ende me një kundërshtar “të vërtetë”. Me skeptikë që nuk kuptojnë një m… është plot bota e futbollit. Skuadrat nuk ndërtohen në tri ditë. Milani ishte më prapa se Interi: me Piolin ka bërë një rritje të rëndësishme, është përforcuar mirë dhe ka mbajtur Ibrën. Bën ende një tjetër kampionat krahasuar me Interin, por në Serinë A nuk humbet prej 15 ndeshjesh.

Po Interi është për të luajtur me fantazist apo jo?Për mua ai sistem loje mbetet gjithmonë një pikëpyetje. Konte duhet të ecë përpara duke dëgjuar vetëm veten e tij, lojtarët i shikon ai çdo ditë, jo ne. E di se kur e nëse, të luajë me një fantazist.Duke qëndruar te fantazistët: një Çalhanoglu kështu e prisnit?
Jo, por mendoj se askush. Dallohet që tani është i qetë, ndien besimin e trajnerit dhe të luajë më shumë në qendër i bën mirë. Ashtu si raporti i përmirësuar me Ibrën: në fushë kërkohen shumë.

E keni kuptuar çfarë lojtari është Rafael Leao?Është 21 vjeç, çfarë mund të kërkohet më shumë nga dikush kaq i ri? Nuk duhet pasur nxitim dhe atë e kanë të gjithë: të luash tek Interi dhe Milani, në “San Siro”, është gjithmonë e rëndë, nevojitet më shumë mentaliteti se cilësia. Më pas dikush shpërthen 20 vjeç ndërsa dikujt i nevojitet pak më shumë kohë: Pioli është trajneri i duhur për të bërë atë punë.

Kante do të kishte qenë kaq i rëndësishëm për Interin?Në rolin e tij është numri një në botë, një lojtar që i vetëm mban në shpatulla ekuilibrat e një skuadre. Nuk erdhi…
VidalPërse Konte e kërkoi kaq me ngulm Vidalin?Cilësi, personalitet, eksperiencë: e ka pasur më përpara dhe e di atë që mund t’i japë. Dhe do të kujtoja që vjen nga Barcelona…Naingolan, Eriksen, ndoshta Brozoviç: shumë lojtarë jotitullarë “imponues”?Ju përmend pesë emra në sulm: Vieri, Ronaldo, Baxho, Zamorano, Rekoba. Të gjithë së bashku, por askush nuk ndihej imponues: skuadrave të mëdha për të fituar u nevojiten shumë lojtarë të rëndësishëm dhe shumë durim. Nëse shkon tek Interi, duhet të llogarisësh një rrezik: ndoshta nuk do të luash.

Guxojmë: Interi për titull dhe Milani për Champions?Interi për titull po, Milani për Champions është e vështirë. Por, në futboll nuk i dihet asnjëherë.Si përfundon ky derb nuk të pyesim.Ja, shumë mirë: të evitojmë banalitetet.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top