fbpx
Connect with us

Lukaku “kërcënon” Juventusin: Do t’ia rrëmbejmë titullin

Sport

Lukaku “kërcënon” Juventusin: Do t’ia rrëmbejmë titullin

Lukaku “kërcënon” Juventusin: Do t’ia rrëmbejmë titullin

I galvanizuar nga dopieta e mbrëmshme me fanellën e Belgjikës, kundër Islandës (ia dedikoi nënës së tij), Romelu Lukaku është gati për derbin e Madoninës.Sulmuesi zikaltër ka një dëshirë të madhe dhe është i bindur se sezoni në vijim do të jetë i rëndësishëm për Interin.Ai e konfirmoi këtë në një intervistë për “Rtbf”, në të cilën nuk kishte frikë të fliste për titullin: “Ne e përfunduam mirë sezonin e kaluar, edhe pse vuajtëm në ndeshjet e fundit. Krahasuar me të kaluarën, jemi më solidë dhe mendoj se kjo mund të na ndihmojë. Do të bëjmë mirë këtë sezon të ri. Qëllimi është të bëhemi kampionë të Italisë, por këtë do ta shohim hap pas hapi.

Jam i lumtur tek Interi dhe që jetoj në Milano. Njerëzit janë të ngrohtë dhe e duan futbollin, më shumë se kudo tjetër. Nëse gjërat shkojnë mirë, atje të duan shumë, por nëse gjërat shkojnë keq, duhet ta përgatitësh veten, sepse mund të jesh i pakëndshëm… Sidoqoftë, unë jam i lumtur që jetoj një situatë të ngjashme. Viti im i parë me fanellën zikaltër shkoi shumë mirë dhe jam i lumtur. E di që njerëzit presin shumë më tepër nga unë, ndaj më takon të kem së paku të njëjtin produkt të sezonit të kaluar”.

Lukaku pastaj konfirmoi dëshirën e tij për t’u përmirësuar më tej:“Në futboll ka gjithmonë një nivel tjetër për t’u arritur. Cristiano Ronaldo çdo vit synon të bëhet më i fortë dhe më i fortë. Po kështu Benzema, Lewandowski dhe shumë të tjerë. Ky është edhe motivimi im. Sezonin e kaluar me Interin përfunduam të dytët në kampionat dhe humbëm finalen e “Europa League”. Për këtë arsye, tani kam edhe më shumë motivim për ta përmirësuar atë renditje”.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

Te fundit

Facebook

Populare

To Top