fbpx
Connect with us

Lukaku-Ibrahimovic, miqtë-rivalë. Nga bashkëlojtarë te simbolet e derbit

Sport

Lukaku-Ibrahimovic, miqtë-rivalë. Nga bashkëlojtarë te simbolet e derbit

Lukaku-Ibrahimovic, miqtë-rivalë. Nga bashkëlojtarë te simbolet e derbit

Aktivizimi i tyre në qendër të sulmit jep një ndjenjë sigurie për skuadrat përkatëse.Është si të keni një superhero të madh, të fuqishëm, të gatshëm për t’ju mbrojtur
nga abuzimet e njerëzve të këqij. Sot, megjithatë, Romelu Lukaku dhe ZlatanIbrahimovic do të përballen me njëri-tjetrin. Simbolet dhe njerëzit kryesorë të Interitdhe Milanit, përballë njëri-tjetrit në derbin e Madoninës.

Tashmë, tre gola në këtë llim të sezonit për qendërsulmuesin belg, i cili në vitin etij të parë në Serie A kishte larguar tashmë kritikat e pashmangshme dhe hezitimet
që e shënjestronin pas sezonit të fundit negativ te Manchester United. Mbresëlënësedhe suedezi, i cili arriti në janar te kuqezinjtë për të ringjallur ambiciet e tyre. Ai u
ndal vetëm nga Covid-19. Tonazhe të ngjashme, rrugë të ndryshme. Dhe një e kaluare përbashkët që, jo shumë kohë më parë, i pa ata të ndanin të njëjtën dhomëzhveshjeje: atë të Manchester United.

“Ibrahimovic ishte gjithnjë në garë, ai gjithmonë dëshironte të luftonte përpozicionin edhe në stërvitje. Dhe kjo është diçka që më ndryshoi. Ai duhej tëluftonte për të marrë atë që mori. Dhe nga kjo, unë mësova të përqendrohesha, tëpunoja fort, gjithashtu duke u argëtuar”.Kështu foli disa vjet më parë Lukaku në faqen zyrtare të Manchester United. Fjalë tëvërteta, të sinqerta. Megjithatë, në pjesën e parë të sezonit 2017-2018, luajtën të dysë bashku për vetëm 5 segmente loje në Premier League, plus një tjetër nëChampions. Edhe jashtë fushës rivaliteti qe i madh, duke lluar nga vera e vitit 2017,kur “Djajtë e Kuq” e blenë belgun.

Pas mbërritjes së tij në Manchester, siç u zbulua disa kohë më parë ngaIbrahimovic, suedezi mori një telefonatë nga partneri i tij i ri. Lukaku donte një leje:
të ishte në gjendje të vishte fanellën me numrin 9. Leja u dha nga suedezi. “Lukakumë telefonoi dhe më tha: Vëlla, a mund ta kem unë fanellën me numrin 9? Dheunë iu përgjigja: Nuk dua të ta bëj të vështirë, thjesht dua që të ndihesh i lumtur.Pra, e gjitha është e jotja. Por unë do të marr 10”.

Dhe atë kohë, Ibrahimovic sikur vuri një bast me Lukakun. Një episod tjetër që, nëtetor 2019, qendërsulmuesi i tanishëm i Milanit, e tregoi me kënaqësi për “Gazzettadello Sport”. “Te Manchester United kemi bërë një bast: Do të të jap 50 paund përçdo pasim të duhur. Ai m’u përgjigj: Nuk e kuptoj mirë, çfarë do të më japësh?Suedezi vijoi: Asgjë, thjesht të të bëj një lojtar më të mirë! Për rekord, jo, ai kurrënuk e pranoi bastin. Ndoshta kishte frikë se mos humbte…” Me pak fjalë, miq-rivalë. Lukaku dhe Ibrahimovic e vlerësojnë shumë njëri-tjetrin.Sot, megjithatë, ata do të jenë në anët e kundërta të “San Siro”; njëri në zonën e
Milanos, tjetri të Interit. Sepse derbi është i tillë…

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top