fbpx
Connect with us

Liverpooli planifikon një ofertë të lartë për Kalvin Phillips

Sport

Liverpooli planifikon një ofertë të lartë për Kalvin Phillips

Leeds United e ka filluar mjaftë mirë edicionin e ri në elitën e futbollit anglez Ligën Premier pas një mungese të gjatë.

Skuadra e famshme angleze u rikthye në Ligën Premier pas 16 viteve mungesë, teksa ka shënuar dy fitore, ka marrë një barazim dhe ka pësuar në ndeshjen e parë nga kampioni në fuqi Liverpool.

Pikërisht kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpool po kërkon që t’ia marrë yllin më të madh të skuadrës Leedsit.

Jurgen Klopp është impresionuar nga paraqitja e mesfushorit defensivë Kalvin Phillips në këto ndeshjet e para.

24-vjeçari është lojtari kryesor në mesfushë te Leeds, duke shkatërruar aksionet e kundërshtarëve dhe duke ndërtuar të skuadrës së tij.

Falë formës fantastike me Leedsin, Phillips është bërë edhe pjesë e Kombëtares së Anglisë.

Mediat në Angli kanë raportuar se The Reds po planifikojnë të dërgojnë një ofertë prej 55 milionë eurove në janar për të marrë shërbimet e mesfushorit.

Por Klopp dhe Liverpool duhet të përshpejtojnë nëse duan transferimin e lojtarit, pasi në garë për të është edhe Tottenham Hotspur.

Continue Reading
You may also like...

More in Sport

To Top